Rreth 500 pyetje nga plotësimi i pyetësorit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, janë kthyer mbrapsht për sqarime të mëtejshme. Kjo do të thotë se tashmë Komisioni ka nisur shqyrtimin e pyetjeve, çka është pozitive për Shqipërinë. Ministria e Ekonomisë, do të japë sqarime për 100 pyetje, ndërsa Ministria e Brendshme,me plot 70 pyetje.




