Lajme.Org » Presidentit Rugova

Presidenti Rugova ishte një burrë i madh i Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu me bashkëpunëtorë, sot me rastin e katërvjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim  Rugova, bëri homazhe të varri i Presidentit Rugova dhe e vizitoi familjen Rugova.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu, duke vlerësuar punën e madhe që Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova ka bërë për Kosovën, theksoi se ai është në kujtesë të përhershme dhe se i mungon shumë vendit.

“Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, të cilin e kemi në kujtesë të përhershme për punën e madhe që ka bërë për Kosovën, ishte një njeri që i mungon shumë vendit, një njeri që ka bërë historinë në kohët më të vështira që kemi pasur si popull, dhe mund të themi një njeri që e solli koha dhe që e bëri kohën, e bëri epokën e vet”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se është shumë me rëndësi se e gjithë vepra e Presidentit Rugova ka qenë e përkushtuar për të vënë themelet e një shteti demokratik, një luftë e gjatë për pavarësinë e vendit, por në parimet më të mira universale të të drejtave dhe lirive njerëzore dhe të humanizmit, pra të njeriut i cili me kalibrin apo personalitetin e tij ka ditur që në mënyrë të shkëlqyeshme të artikulojë zërin dhe ndjenjën e shqiptarëve të Kosovës për liri, në kuptim të organizimit të rezistencës së brendshme, por edhe në kuptim e shpalosjes së identitetit tonë para botës.

Nuk është e rastësishme, vijoi Presidenti Sejdiu, se një nga frontet më të rëndësishme të fituara është e vërteta për Kosovën jashtë dhe mbështetja e fuqishme për Kosovën nga jashtë.

“Puna e Presidentit Rugova është kolosale dhe ai ishte vërtet një kolos i Kosovës, një burrë i madh i vendit”, tha Presidenti Sejdiu.

I pyetur nga gazetarët për çështjen e kompletimit të kompleksit memorial për Presidentin Rugova, Presidenti Sejdiu shprehu besimin e tij se në proces do të ketë qasje të drejtpërdrejta për t’i dhënë fizionominë finale idesë për të pasur një kompleks memorial, ashtu siç e kanë burrat e mëdhenj të vendit.

Po sot, Presidenti Sejdiu me bashkëpunëtorë vizituan familjen e Presidentit Rugova, pjesëtarët e së cilës e falënderuan Presidentin Sejdiu për kujdesin e vazhdueshëm që Presidenti ka për familjen e Rugova.