Hashim Thaçi dhe komandanti suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropën të NATO-s, admirali Xhejms Stavridis e vlerësuan përgjithësisht stabile gjendjen e sigurisë në Kosovë. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se temë bosht e takimit ishte gjendja aktuale politike dhe e sigurisë në Kosovë, progresi i arritur në Kosovë dhe thellimi i bashkëpunimit me NATO-n.