Liderët e Bashkimit Evropian, të cilët u takuan në Bruksel, thuhet se kanë bërë pak progres rreth pajtimit mbi një strategji për zgjidhjen e krizës së borxheve në Eurozonë. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, hoqi dorë nga dëshira e përdorimit të fondeve të pakufizuara të Bankës Qendrore Evropiane për të luftuar krizën.


