Ditëve të fundit Ministria e Arsimit është vënë në shenjestër të prokurorëve të EULEX-it nën dyshimin për keqpërdorime. E përditshmja “Zëri”, duke u mbështetur në burime anonime të EULEX-it, pohon se hetimet në këtë ministri kanë nisur një muaj më herët, por nuk njofton se për çfarë hetimesh bëhet fjalë.