Blero sapo ka promovuar albumin e tij të titulluar “Tara”, ndërsa edhe videoklipi që udhëheq albumin e ka të njëjtin emër. Albumi ka gjithsej 14 këngë, 12 prej të cilave janë të reja, njofton e përditshmja Kosova Sot. Për albumin “Tara”, Blero ka bashkëpunuar me kompozitorin Çekiç, kurse këngët janë miksuar në Suedi.