Lajme.Org » Berisha

Telegrame ngushëllimi familjes Berisha
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Berisha, e cila sot humbi më të dashurin e saj, doajenin e pikturës në Kosovë, Engjëll Berisha.

“Lajmin për vdekjen e profesorit e morëm me pikëllim të thellë. Piktori Engjëll Berisha ka lënë gjurmë në artin pamor shqiptar me punimet e tij karakteristike, të cilat shprehnin fuqishëm individualitetin e formësuar të një artisti me nam, si dhe shenjat e identitetit tonë nacional”.

“Engjëlli ishte ndër themeluesit e Galerisë së Arteve të Kosovës, si dhe ndër profesorët më të respektuar të artit pamor në Universitetin e Prishtinës. Piktor i imazheve të identifikueshme shqiptare, ai eci me shumë sukses në mes frymës së traditës dhe rrymave bashkëkohore të artit, duke u bërë një emër më vete në artin tonë”.

“Prandaj, duke e çmuar lart gjithë jetën dhe veprën e madhe artistike e pedagogjike të Engjëll Berishës, theksoj bindjen time të plotë se virtytet e Tij do të kujtohen dhe do të nderohen gjithmonë nga qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në telegramin e presidentit Sejdiu.

Familjes Berisha telegrame ngushëllimi i kanë dërguar edhe personalitete të tjera publike në Kosovë, liderë institucionesh dhe partish politike.

Berisha: Rruga Durrës – Kukës do të jetë me pagesë
Vendosa ta bëj këtë konferencë për shtyp këtu, së pari, për Petrelën turistike. Ju e shihni si është harmonizuar këtu bukuria natyrore me punën dhe veprën e njeriut.

Një kështjellë, ndër më të bukurat në Shqipëri, historike për përkatësinë e saj, kështjellë e Mamicës dhe rrugës duke u ngjitur sipër mund të shihni edhe gjurmën e kalit që gojëdhëna thotë se është e kalit të Skënderbeut.

Qëllimi i kësaj konference është edhe një herë turizmi, që njohu hovin më të madh në historinë e vendit. Të dhënat janë të papërmbajtshme. Në rast se shihni numrin e turistëve në vitin 2009, vit kampion në llojin e tij, me vitin 2010, vetëm në aeroportin e Rinasit, nga 1 qershori deri dje, kanë lëvizur mbi 100 mijë qytetarë, 30 mijë më shumë, sesa një vit më parë.

Rëndësia e turizmit është e jashtëzakonshme, sigurisht ekonomike, sepse ekonomia është ajo që përfiton më shumë. Por po kaq i rëndësishëm është për imazhin e vendit, që me këtë dyndje të madhe turistike ka bërë të mundur të publikohen me dhjetëra e dhjetëra shkrime në shtypin më serioz, të shprehet vlerësimi më i madh së pari, për qytetarët shqiptarë dhe mikpritjen e tyre, për bukuritë natyrore të këtij vendi dhe për gatimet shumë të mira të shqiptarëve.

Natyrisht, kjo u bë e mundur, para së gjithash, me ndërhyrjen e madhe në infrastrukturë. Ata që u përpoqën të demonizojnë korridorin e kombit i ftoj të shkojnë tek tuneli i saj, të kërkojnë të falur, jo Sali Berishës, se unë i kam falur, nuk jam hakmarrës, por t’i kërkojnë të falur tunelit, sepse lënduan kombin me sulmet ndaj tij. Ju duhet ta dini se janë me dhjetëra e dhjetëra djem që mbajnë emrin Kalimash. Shqiptarët e kanë përjetuar tunelin dhe rrugën si rilindje të dytë për ta.

Gjithashtu, kjo u bë e mundur nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Kushdo që klikon e lundron në internet e sheh Shqipëria anëtare e NATO-s, për definicion vend i sigurt. Kjo u bë e mundur në sajë edhe të reputacionit të reformave të mëdha ekonomike të Shqipërisë. Ju duhet ta dini se në këto kohëra tsunami ekonomik dhe financiar, ky vend prodhoi vetëm lajme pozitive në rrafshin ekonomik.

Kjo u bë e mundur dhe dua ta theksoj sërish nga tradita mikpritëse shqiptare. Është shumë e vërtetë që ne nuk kemi pasur traditë turistike. Turistët kanë qenë të rrallë, së pari, të ndaluar me ligj. Ajo që kompensoi në mënyrë të shkëlqyer këtë është mikpritja shqiptare, mirësjellja e qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto sëbashku kanë krijuar një bazë të fuqishme për dyfishimin e numrit të turistëve, gjatë viteve që vijnë. Unë jam i bindur kur nuk është e largët dita kur ky vend nuk do të ketë më pak se 7 milion turistë, kur malet e tij do të tërheqin në dimër pothuaj po aq turistë sa brigjet në verë.

Ky ishte qëllimi i kësaj konference, e mbajtur në një nga kalatë më të bukura. Gjithë jetën time, që nga fëmijëria, më kanë impresionuar kështjellat, fortesat dhe kalatë. Kështu që në çdo rreth që do të vizitoj konferencën e shtypit do ta kem në kala.

Mbetem i hapur për pyetjet tuaja.

Pyetje: Zoti Kryeministër, ju folët për rrugën e kombit, por kur do të hapet tuneli tjetër i saj?

Kryeministri Berisha: Tuneli tjetër duhet të hapet në shtator. Ky është një fat shumë i madh, megjithëse ne do të bënim gjithçka dhe kalimin do ta siguronim në nivele të tjera, por punimet e bëra kanë zero presion. Këto punime u projektuan ndoshta nga grupi më i suksesshëm dhe më i njohur në Europë, një grup austriako-gjerman dhe dhanë rezultat të shkëlqyer. Është zhdukur tërësisht presioni. Po bëhet edhe tuneli i dyti dhe përfundon shpresojmë nga fundi shtatorit.

Pyetje: A do duhet që shqiptarët të paguajnë për të kaluar në të?

Kryeministri Berisha: Ne e ndërtuam, për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot, sepse nuk kemi organizma të fuqishme, sipërmarrje shtetërore për mirëmbajtje kaq të fuqishme. Ne do të detyrohemi që atë t’ia japim një kompanie të madhe, siç bëjnë të gjitha vendet, që siç e keni dëgjuar, ose i japin me koncesion, ose i privatizojnë, sepse mirëmbajtja e tyre është një proces shumë i rëndësishëm.

Pyetje: Zoti Kryeministër, cili është komenti juaj lidhur me akuzat e opozitës për afera korruptive, ku është përmendur edhe deputetja Vokshi dhe kur opozita deklaroi se do të publikojë edhe të tjera?

Kryeministri Berisha: Midis deklaratës politike dhe faktit të provuar ndryshimi është ashtu siç është ai midis natës dhe ditës. Mënyra më fatkeqe për të luftuar korrupsionin është të përpiqesh ta bësh atë me deklarata politike pa baza. Sidoqoftë, ajo që dua të them në këtë debat është se një ligj për partnerët është i domosdoshëm. Bashkëjetesa është një fenomen shumë i përhapur në Europë dhe që po përhapet edhe në Shqipëri, një fenomen absolutisht i pandalshëm ky, që duhet respektuar.

Ka probleme civile si fenomen, ka një farë rregullimi në ligj për fëmijët, por çështja e bashkëjetesës kërkon një rregullim ligjor tërësor. Në këtë kontekst, ajo që unë vlerësoj është dëshira e deputetëve, shpresoj të të gjithë spektrit, për të bërë ligjin, në të cilin të përfshihen edhe partnerët, duke marrë modele.

Një dallim midis personave që vënë kurorë dhe atyre nuk vënë ekziston, ndaj të përfshihet shkalla e angazhimit për partnerin, që mund të jetë burri apo gruaja që bashkëjeton dhe kjo jep i gjithë zgjidhjen lidhore çdo problemi. Unë mendoj se ky ligj mund të jetë i vonuar.

Para se të bënin ligjin për pakicat e ndryshme dhe bëmë shumë mirë, ne duhet të kishim bërë edhe ligjin për bashkëjetuesit. Diçka për fëmijët është bërë në Kodin e Familjes, por që duhet të plotësohet me të gjitha aspektet.

Ajo çka unë konstatoj është së shumica është e gatshme dhe shpresoj që edhe pakica ta pranojë. Debatet pastaj janë të mbyllura. Secili sheh pasurinë, origjinën e saj e me radhë.

Pyetje: Deputetja Gjermeni deklaroi dje se PS-ja nuk do të bëhet pjesë e reformës pa transparencën e zgjedhjeve, ndërkohë që partitë e vogla, aleatet tuaj, kërkojnë reformë zgjedhore?

Kryeministri Berisha: Një dialog midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste ekziston. Janë bërë disa propozime. Sapo të mbyllen pushimet, ne do t’i dorëzojmë. Ne i kemi studiuar propozimet dhe në propozimet e tyre ka absolutisht elementë racionalë, për të cilët ne jemi plotësisht të gatshëm. Për të tjerat, mendoj nëpërmjet mirëkuptimit bilateral, sepse një kompromis arrihet jo mbi baza ultimative, por mbi baza koncesionesh reciproke dhe në qoftë se ekziston vullneti nga PS-ja, Kushtetuta dhe ligjet e vendit i japin zgjidhje të plotë problemit, në përputhje me rezolutën e Parlamentit Europian.

Partitë e vogla, edhe ato kanë zërin e tyre. Unë, personalisht, kam qenë dhe jam gjithnjë i gatshëm t’i dëgjoj. Uroj që ky vullnet të jetë edhe tek zoti Rama. Siç faktojnë rezultatet e zgjedhjeve, është në mençurinë e forcave të mëdha që të krijojnë hapësirë edhe për forcat e vogla. Gjithnjë ka pasur një rivalitet midis sistemit mazhoritar dhe atij proporcional. E vërteta është se universalisht po fiton gjithnjë e më shumë terren sistemi proporcional.

Pyetje: A do të ketë vend për pazare në këtë marrëveshje, pasi përflitet se PS-ja ka kërkuar disa pazare si p.sh bashkinë e Tiranës?

Kryeministri Berisha: Pazare për ndarje pushteti në mënyrë kategorike, absolutisht, nuk bëhen jashtë vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Kjo është jashtë çdo lloj konteksti. Por dua të theksoj se nuk ka asnjë propozim të tillë nga PS-ja, që ne t’i lëshojmë bashkinë e Tiranës. I druhem shumë se e gjithë kjo bëhet për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por uroj që zoti Rama të gjejë të gjithë kurajën për të kandiduar dhe e garantoj se do ketë përballë një kandidat të fortë.

Pyetje: Emri?

Kryeministri Berisha: Kur ta shpallim.

Pyetje: Pas shpalljes në shtator nga presidenti të datës së zgjedhjeve lokale, a do të digjen fletët e votimit, do jetë një vendim politik apo do t’i mbetet KQZ-së ky vendim?

Kryeministri Berisha: Dua të theksoj se një nga kriteret themelore të Kopenhagenit është respekti i plotë i institucioneve. Asnjë marrëveshje nuk qëndron në standardin europian, në qoftë se ajo shpërfill institucionet.

Por, nga ana tjetër, theksoj se Kushtetuta, ligjet e vendit, procedurat ligjore të tij lejojnë transparencën e plotë. Ato kërkojnë vetëm që të ndiqen. Ju keni dëgjuar shumë herë PS-në të thotë se duan numërimin, por se nuk kërkojnë ndryshimin e rezultatit.

Dhe përgjigja ime ka qenë se, në qofte se respektohen procedurat ligjore dhe këto procedura vendosin që të rinumërohen, absolutisht, jam për rinumërimin e plotë të çdo vote dhe të ndryshimit të çdo rezultati. Po ju bëj një konfesion. Të njëjtën gjë kam thënë në tryezën e famshme të Krokodilit.

Ndonëse Rini nuk ka krokodilë të paktën 3 mijë vitet e fundit, restoranti aty quhet Krokodil dhe është restorant me histori, ndaj mos mendoni se u zgjodh rastësisht. Edhe atje kam thënë se nuk kam asnjë kundërshtim, përkundrazi, në qoftë se procedurat, institucionet vendosin për këtë, të rinumërojmë çdo votë, të ndryshojmë çdo rezultat, të bëhemi të vërtetë, se unë mund të pranoj kurrsesi të trembem nga e vërteta. Absolutisht jo.

Edhe sikur ta di se do të humbas tre apo do të fitoj tre, është e njëjtë për mua, në radhë të parë, dua të jem i vërtetë. Por të thuash se do të numëroj votat, por, pavarësisht si do të dalë rezultati, nuk do ta ndryshoj atë, kjo nuk është serioze. Serioze është të vendosin institucionet dhe t’i respektojmë plotësisht, pa asnjë kompleks.

Por ka një vendim gjykate, i cili ka mekanizmin vetëm gjyqësor dhe jo politik. Po të mos ishte kjo, absolutisht, ato vota do të ishin numëruar dhjetë herë.

Pyetje: Presidenti ktheu së fundi ligjin e pronave, si do të veproni ju si mazhorancë?

Kryeministri Berisha: Së pari, Kushtetuta e vendit i njeh të drejtën e plotë Presidentit të vendit të rikthejë në parlament ato ligje, të cilat ai i gjykon se duhet të rishihen, të mos firmosë ato ligje që nuk dëshiron t’i firmosë. Kemi një ushtrim të të drejtave kushtetuese të Presidentit dhe kjo është krejtësisht normale.

Pyetje: Në shtator do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si do të zgjidhet përfaqësimi i Shqipërisë?

Kryeministri Berisha: Po të hyni në arkiv do të gjeni edhe raste të tjera në Shqipëri dhe në botë kur kanë shkuar edhe Kryeministri, edhe Presidenti. Por ky vit është i veçantë dhe është i tillë, sepse aty kemi të bëjmë me një samit dhe ne do të shfrytëzojmë me të gjithë forcën mundësitë për të lobuar për Kosovën. Nuk shkoj për asnjë qëllim tjetër. Aty, vendi mund të përfaqësohej edhe me ministrin e Jashtëm, mund të shkojë Presidenti, Kryeministri, ministri i Jashtëm. Kësaj radhe, ne kemi nevojë të dialogojmë me sa më shumë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën. Natyrisht, këtë përpjekje po e kryesojnë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e quint-it, Bashkimi Europian, por edhe ne bëjmë pjesën tonë. Dhe këtu nuk ka asnjë problem. Në asnjë rast Presidenti nuk i merr leje Kryeministrit për të udhëtuar, është institucion i pavarur, sikundër edhe Kryeministri. Këtë radhë po shkojmë për këtë që sapo thashë. Unë nuk jam i dhënë pas udhëtimeve të gjata, më pëlqejnë më shumë udhëtimet brenda vendit dhe siç e dini, udhëtimet e mia jashtë në më të shumtën e rasteve kryhen brenda ditës, falë linjave të cilat nisen herët në mëngjes dhe kthehen në darkë vonë.

Pyetje: Zoti Kryeministër, a mund të na sqaroni disa detaje për atë që sapo thatë se ekziston një dialog me PS-në, ndërkohë që deri tani nuk është gjetur gjuha e përbashkët?

Kryeministri Berisha: Ata kanë bërë një propozim, që ne kemi trajtuar dhe e trajtojmë me seriozitet. Në një propozim është normale që të merren të gjitha pikat ku bashkohesh. Nuk ka në themel asnjë kundërshti, përveçse respektimit të Kushtetutës si një kusht sine qua non dhe institucioneve. Kushtetua dhe institucionet e vendit nuk pengojnë transparencën e asgjëje, p.sh nuk e njeh ligjin e sekretit shtetëror, ligj që autorizon Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin të deklasifikojë çdo dokument të këtij shteti. Por ka një ligj dhe bëhet mbi bazën e atij ligji. Vendimi përfundimtar i gjykatës, edhe ai ka rrugën e tij, por jo politike. Unë mendoj se ekzistojnë të gjitha mundësitë, në qoftë se gjykata dhe rruga gjyqësore thonë jo dhe shpresoj që Partia Socialiste të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore që ekzistojnë nëpërmjet pushtetit gjyqësor, për të mbrojtur çështjen që ajo pretendon.

Edhe një herë ju falënderoj për këtë konferencë këtu, për të cilën beson se nuk keni humbur asgjë, parë këtë pamje të bukur këtu. Edëard Lear, më i madhi piktor ndoshta, ka 200 piktura dhe skica kushtuar kodrave e maleve në Shqipëri, veçanëriasht kodrat nga Lezha deri në Berat e kanë mahnitur shumë dhe kanë qenë frymëzimi i tij.

Berisha: Rritet eksporti për 65% në muajin korrik
Rritjet ekonomike janë jashtë çdo parashikimi. Asnjë vend nuk ka regjistruar një rritje të tillë eksportesh në këto 7 muaj. Shqipëria kryeson dhe është jashtëzakonisht pozitive se kryeson me një ekonomi reale.

Kryeministri Sali Berisha, duke u ndalur në mbledhjen e qeverisë në zhvillimet e ekonomisë shqiptare, tha se muaji korrik shënoi rritje me 65 përqind të eksporteve “Made in Albania”.

Lidhur me këtë, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Dua t’ju bëj gjithashtu me dije se në rrafshin ekonomik, muaji korrik është një muaj me lajme qartësisht pozitive. Dua të informoj qytetarët se treguesi më i ndjeshëm, më i fortë dhe solid i prodhimit janë eksportet.

Për muajin korrik, eksportet “Made in Albania” kanë një rritje prej 65 përqind dhe në këtë rritje, nuk ka asnjë qindarkë të ardhur nga shiu, pra, nga energjia, por e tëra është rezultat i mundit, punës dhe djersës. Kjo është një arritje shumë e madhe.

Ajo që është thellësisht pozitive është rritja e eksporteve me materiale të importuara. Ju i keni parë lotët e krokodilit që u derdhën për fasonët.

I ftoj ata që bëjnë hipokrizi, të marrin statistikat dhe të shohin se në 7 muaj ka një rritje prej 29 përqind dhe të mos harrojmë se në tërësi janë që të gjitha prodhime të imta, këpucë, tekstile, janë edhe minerale, por jo më shumë se në masën 17 përqind e eksporteve shqiptare. Ndërsa rieksportet janë industri tekstile, veshje, këpucë etj..

Kjo do të thotë se ka një rritje të ndjeshme të punësimit. Nëse ka një gjë, me të cilën lidhet më ngushtë njësia e prodhimit me njësinë e punës, janë fasonët. Në total, eksporti i 7 muajve kap vlerën e 95.2 miliard lekë, kundrejt 57 miliard të 7 muajve të vitit të kaluar.

Siç e shihni, rritjet janë jashtë çdo parashikimi. Asnjë vend nuk ka regjistruar një rritje të tillë eksportesh në këto 7 muaj.

Mund të lundroni në internet dhe të gjeni eksportet e të gjitha vendeve. Shqipëria kryeson dhe është jashtëzakonisht pozitive se kryeson me një ekonomi reale, mundi, djerse, mendjeje dhe muskujsh të njerëzve të saj”.

Me aeroplan për njohjen e Pavarësisë
Një banor i El Paso, dhe pilot me prejardhje kosovare planifikon të fluturojë përmes pjesës më të madhe të Amerikën Qendrore dhe Jugore, me qëllim që të fitojë njohjen e së fundme të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, udhëtim ky i parashikuar për muajin mars. Kjo është forma që ka zgjedhur James Berisha, kosovari i cili ka kryer shkollimin për drejtimin e aeroplanëve.

James Berisha, 37-vjeçar nga Brestovci, është duke planifikuar që të udhëtojë me aeroplanin e tij nga El Paso në Teksas në muajin mars dhe të vizitojë më shumë se 30 shtete për të mbledhur përkrahjen për pavarësinë e Kosovës, e cila zyrtarisht u bë shtet i pavarur në muajin shkurt 2008. Ambasada e Kosovës është hapur në Uashington, para disa muajsh, kurse lobimi për njohjen e shtetit më të ri po vazhdojnë.

“Dua që t’i falënderoj këto shtete të cilat e njohën pavarësinë tonë”, tha Berisha përderisa shpjegonte se si “do të përpiqet që t’iu jap fund stereotipave raciale”, për të cilët tha që ende janë bazë për shumë njerëz në perceptimin e shtetit.

Ky udhëtim 2-3 javësh momentalisht financohet nga vetë Berisha i cili tha se “është i brishtë dhe do të donte të kishte më shumë fondacione”.

Megjithatë, ai shpjegoi se beneficionet e përgjithshme për Kosovën do t’i tejkalojnë të gjitha shpenzimet.

[ad#ad-8]

Berisha, një ambasador jozyrtar i Kosovës do ta përfundojë udhëtimin e vet duke ateruar në Florida. Pas udhëtimit Berisha tha s planifikon të kthehet në Kosovë dhe të hapë një shkollë fluturimi me Oficerin ekzekutiv për Fluturim për Kosovën, Howard West, 21 të El Paso, Teksas.

Berisha i cili momentalisht po punon si pilot për Sierra West Airlines, u shpërngul nga Florida në El Paso në vitin 2004, 7 vjet pasi që diplomoi në Akademinë për Fluturime të Sigurta në Vero Beach, Florida.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në muajin shkurt 2008 me ndërmjetësim dhe përkrahje të popujve perëndimor. Deri më tani Kosova është njohur nga 55 shtete prej gjithsejtë192 të OKB. (Flyingforkosovo)