Lajme.Org » Basri Bajrami 2

Basri Bajrami, shqiptari që rrëmbeu ish-kryeministrin belg (2)
Në orët e para ditës së 3 majit të vitit 1993, tre persona të armatosur, Basri Bajrami, Murat Kapllani dhe Filip Lakroa janë arratisur nga qelia e burgut më të famshëm Sen Zhili. Kanë marrë 6 persona peng nga burgu, në mesin e të cilëve zëvendës drejtorin e burgut dhe një personel mjekësor.

Policia belge arriti ta kap Basri Bajramin dhe të tjerët duke ua përgjuar telefonat, edhe atë në Ditën e të dashuruarve. Por lirimi i tij nuk zgjati shumë. Katër vite e 9 muaj burg ishte vetëm kohë e cila iu dashtë Basri Bajramit dhe të tjerëve për të planifikuar mënyrën e arratisjes. “Seancat gjyqësore dështuan për shkak mos pasjes së shumicës, dhe kjo ishte si rezultat i punës dhe planit të cilin e kishim përgatitur. Plani ka qenë që të anulohet gjykimi që ne të mund ta përgatisim arratisjen. Nga 90 persona të cilët kanë qenë dashtë të jenë në sallën e gjykimit, vendimi mund të sillej me 48 persona. Ndërsa në atë seancë gjyqësore munguan 57 persona, apo në sallë ishin të pranishëm vetëm 33, çka do të thotë se nuk pati shumicë. Ndërsa gjykimi ishte i planifikuar të zgjaste së paku 6 muaj. Brenda kësaj kohe nuk kemi pasur mundësi të arratisemi”, rrëfen Basri Bajrami. Dhe më në fund ia dolën, kishin përgatitur një plan perfekt për tu arratisur nga burgu “Sen Zhili”, duke kidnapuar drejtorin e burgut. Mediumet belge raportuan se në orët e para ditës së 3 majit të vitit 1993, tre persona të armatosur, Basri Bajrami, Murat Kapllani dhe Filip Lakroa janë arratisur nga qelia e burgut më të famshëm Sen Zhili. Kanë marrë 6 persona peng nga burgu, në mesin e të cilëve zëvendës drejtorin e burgut dhe një personel mjekësor.

[ad#ad-8]

Si e shfrytëzuan zëvendësdrejtorin e burgjeve belge

“Më 3 maj rreth orës 10 e 30 mora një telefonat nga drejtori i Burgut ‘San Zhili’, dhe e pyeta se çka ka ndodhur, më tha diçka shumë e madhe dhe shumë trishtuese”, thotë Hari Van Urs, drejtor gjeneral i burgjeve të Belgjikës. Mediumet belge, gjithashtu raportuan se Policia Federale është lajmëruar dhe menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe me një numër të konsiderueshëm të forcave e kanë rrethuar burgun. Plani udhëhiqej nga kapiten Heuzel. Në ndërkohë pengjet janë lidhur dhe kanë marrë kërcënime për jetën e tyre. “Unë erdha në vendin e ngjarjes dhe shpreha dëshirë të negocioj me personat në fjalë, për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Dhe ju thash: nëse dëshironi që të vazhdoni me planin tuaj, merrmëni mua e lironi të tjerët, unë do të isha i mjaftueshëm. Duke menduar se të njëjtit këtë gjë nuk do ta pranojnë. Por, ata më morën dhe që nga ai moment bisedimet kanë përfunduar, për shkak se nuk kishe më mundësi për të biseduar me ata persona nën grykën e pushkës në fyt”, thotë Hari Van Urs, drejtor gjeneral i burgjeve belge. Mediumet belge raportonin se Hari Van Urs, një mjek së bashku me Basri Bajramin ishin ulur në ulëset e prapme të veturës, ndërsa pengu tjetër ishte si murrë mbrojtës i cili kishte për, i cili ishte ulur në ulësen e përparme, ndërsa kapitenin Heuzel tentuan ta lidhin me rrip në pjesën e epërme të veturës. Por në vend të tij, u lidh dikush tjetër, ndërsa kapitenin e lëshuan për të marshuar para në këmbë dhe për të dhënë urdhër që policia të mos gjuaj. “200 metra nga kthesa e parë, u ndal vetura për të zbritur personin e cili ishte i lidhur në pjesën e përparme të veturës. Ndërsa mora edhe lajmin se policia nuk ka të drejt të na përcjell. Pastaj me një shpejtësi vetura u largua, ndërsa kohë pas kohe pengjet liroheshin një nga një. Çdo lirim e konsideroja si fitore edhe gëzim personal. Ndërsa në një kthesë u lirua edhe pengu i para fundit dhe vetëm unë mbeta i fundit. Në ndërkohë e ndruan edhe veturën, duke i marrë një personi veturën me forcë”, thotë Hari Van Urs.

Basri Bajrami dhe grupi ishin të lirë

Mediumet belge lajmëruan se kidnapuesit së bashku me Ursin, si të vetmin peng vazhduan largimin dhe gjetën një shtëpi si strehimore të tyre. Ajo shtëpi ishte e Raimon Van Bunsell, fermer i pensionuar. Më pas morën veturën e tij dhe vazhduan ikjen, ndërsa Van Ursin e liruan. Basri Bajrami dhe grupi i tij ishin të lirë. “Bëhej fjalë për persona profesionistë, të cilët që më parë kishin planifikuar të gjitha detajet se si duhet të ecë më tej puna dhe rreziqet e mundshme. Ndërsa për mua rreziku ishte nga një ndërhyrje e policisë. Në atë rast unë do isha viktima. Dhe nga ana tjerët, unë kisha edhe fatin që kidnapuesit ishin profesionistë, ndërsa rreziku është më i madh kur je peng i personave amator për kësi gjërash, për shkak se të njëjtin nuk mund të merren me vetveten në çdo moment”, rrëfen Hari Van Urs. Filip Lakora i cili ishte në një grup me personat në fjalë vetëm katër ditë më vonë u kap nga policia federale, ndërsa Basri Bajrami ishte larguar në drejtim të Maqedonisë. Pas një kohe të gjatë edhe ishte ekstraduar për në Belgjik dhe që të tre ishin të stacionuar në tre burgje të ndryshme.

Si u kthye në Maqedoni?

Basri Bajrami kufijtë e Evropës shpeshherë i ka kaluar në këmbë. “Për 10 apo 15 vite, të njëjtët i kamë kaluar në mënyrë legale, por në rastin e fundit kam kaluar në mënyrë ilegale”, tregon ai. Pas ardhjes suaj këtu në Maqedoni, filluat të punoni si biznesmen i një butiku, kurse popullata a kishte njohuri se për çfarë personi bëhet fjalë dhe a dinin se kush është Basri Bajrami dhe çka ka kaluar në jetën e tij në Belgjikë. “Duke pas parasysh se isha i kërkuar nga policia e gjithë Evropës dhe pothuajse se çdo policë në xhepin e tij e kishte fotografin time, unë vendosa që ikjen ta bëj në një drejtim krejtësisht të ndryshëm. Nga Brukseli në Paris, pastaj në Monte Karlo, Karera, Venti Mile, Trieste, Lubjanë, ku kam hipur në

avion si person i thjeshtë, me pasaportë me emër dhe mbiemër të ndryshuar. Pasaporta ishte belge dhe aty quhesha Mark”, tregon Bajrami. Me mbështetje të familjes, Basri Bajrami, në vitet ’93 e mori nënshtetësinë e Maqedonisë, edhe atë në mënyrë legale dhe pa as një ankesë, por jo për shumë kohë. “Po nënshtetësinë e mora në momentet më të

vështira, në vitet e 93-ta, kur Maqedonia nuk ishte e pranuar si shtet i pavarur nga shumë shtete. Dhe në këto momente mund të them se un në këtë kamë qenë si një lojë e rastit në mes dy shteteve. Maqedonia këtu e luajti lojën se ja po e ekstradojmë Basri Bajramin dhe po ia marrim nënshtetësinë, ndërsa si shpërblim Belgjika ta njohë Maqedoninë. Dhe jo rastësisht, pas 1 muajve e 10 ditëve të ekstradimit tim në Belgjikë, Maqedonia u pranua nga Belgjika si shtet i pavarur. Mediumet në atë kohë kanë shkruar se Maqedonia apo disa funksionarë të saj kanë marrë të holla të majme për ekstradimin tim”, thotë Bajrami. Shumë shkrime për Basri Bajramin, ku është shkruar jeta e tij në detaje që nga lirimi e deri në arrestimet e tij. Këtë mund të ja kenë zili shumë yje të botës së filmit, pra të Alkapones nga mëhalla jonë. Të gjitha këto fakte Basri Bajrami i ka dhe i mban. Dosja e tij është e rënde, por vetëm në një pyetje nuk ka përgjigje apo nuk është e qartë: A e shiti Maqedonia Basri Bajramin? (Marrë nga emisioni “KOD” i TV A1.)/Koha/