Lajme.Org » Bamir Topi

Konfirmohet formimi i partisë së Bamir Topit
Një nga ish-zërat kritikë brenda Partisë Demokratike për mënyrën e drejtimit të saj dhe një ndër mbështetësit e presidentit Bamir Topi, Aleksandër Biberaj, bëri të ditur në emisionin “Shqip” në Top Channel për formimin e një partie të re të djathtë, lideri i të cilës do të jetë Bamir Topi.

Ai tha se në Shqipëri nuk ka më Parti Demokratike, e cila sipas tij, është shndërruar në një parti të formulës dhe vulës së kryetarit, ku mungojnë forumet dhe debatet.

Biberaj i dha fund gjithashtu edhe zërave për një lidhje mes Aleancës Kuq e Zi dhe partisë së re që pritet të krijohet, e cila, siç tha ai, është ende në fazë projekti.

“E shoh zotin Topi si lider të kësaj partie. Aktualisht po punoj me programin, me organizimin dhe mendoj që do kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Demokratët e zhgënjyer do të jenë një përkrahje për ne. E djathta ka nevojë për një formacion të ri politik, PD nuk është më parti e djathtë, me një qeverisje të korruptuar, ku nga i pari tek i fundit punojnë 24 orë për aferat e tyre personale. Do zhvillojmë luftë për të qenë forcë e parë politike. Partia e re nuk ka dhe nuk do të ketë kurrfarë lidhje me Aleancën Kuq e Zi”, ka deklaruar Biberaj.

“Po punojmë me programin; po gjejmë kontaktet në territor; është një grup i madh njerëzish rreth kësaj nisme”, tha ai në thelb, e vetëm në fund, ndoshta ngaqë i është dukur se ka dhënë news më shumë se da duhet e se ka djekur ndonjë etapë në strategjinë e promovimit të kësaj nisme, ai bëri një prapakthehu të lehtë. “Po flas në titull personal”, tha.

Besnik Mustafaj që ish, gjithashtu, në studio, u shfaq si mbështetës i kësaj nisme nga jashtë, por jo si pjesë e projektit.

Të ftuar në emisionin “Shqip” ishin edhe analistët Shpëtim Nazarko dhe Mustafa Nano dhe anëtari i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj të cilët në takimin e parë për vitin 2012, që  pritet të jetë një vit shumë i rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar, ku disa ngjarje të mëdha janë të paralajmëruar që tani, dhanë opinionet e tyre lidhur me disa data e cështje kyce.

E para, 16 janari, është dita kur gjykata do të japë vendimin mbi fajësinë e ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta dhe do të ndiqet nga parakalimi përkujtimor i 21 janarit, që do të nderojë katër viktimat që humbën jetën një vit më parë në bolevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjithashtu, ky do të jetë viti i zgjedhjeve presidenciale. Dy janë figurat që kanë konfirmuar interesin e tyre për këtë rol, Fatos Nano, që tenton për herë të dytë pas 2007-s dhe presidenti aktual, Bamir Topi.

Njëkohësisht, në 2012 duhet të përcaktohet kodi i ri zgjedhor, shansi i radhës për statusin e vendit kandidat në BE dhe mbi të gjitha, do të festohet 100-vjetori i pavarësisë së vendit.

Topi: Mosmarrëveshjet, të mos pengojnë integrimin
Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se klasa politike shqiptare edhe pse është ende e përfshirë në vorbullën e debatit dhe retorikës politike për çështje të ditës, i ka lexuar tashmë qartë mesazhet e Brukselit lidhur me përparimin integrues evropian të Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme në këtë drejtim.

Duke folur në një takim me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sannino, kreu i shtetit shqiptar shprehu besimin, se pavarësisht vështirësive për gjetjen e rrugëve të një bashkëpunimi konkret dhe të menjëhershëm, përmes edhe vendosjes së urave të përbashkëta të komunikimit dhe dialogut institucional, klasa politike shqiptare do të dijë të reflektojë dhe të vendosë si përparësi të agjendës së saj politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë.

“Ky ka qenë dhe thelbi i mesazheve dhe apeleve të vazhdueshme publike. E ardhmja evropiane e shqiptarëve dhe përmbushja e aspiratës së këtij populli për të qenë pjesë e familjes evropiane nuk duhet të vihet më në pikëpyetje nga mosmarrëveshjet e brendshme politike”, mësohet të jetë shprehur Topi, bën të ditur njoftimi zyrtar i Presidencës.

Nga ana e tij Sannino shprehu mirënjohjen për këtë takim me Presidenti Topi, duke vlerësuar veçanërisht rolin institucional e kushtetues të Kreut të Shtetit shqiptar në administrimin e situatës politike dhe institucionale aktuale, si dhe mesazhet e qarta dhe korrekte publike të bëra prej tij./tch/

Bamir Topi : Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
Presidenti i vendit Bamir Topi kërkon më teper dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim në kuader të reformave integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Sot ka nevoje te ndergjegjesohemi se sfida europiane e Shqiperise kerkon pune, perkushtim, seriozitet dhe bashkepunim. Aspiratat europiane te Shqiperise duhet te jene nje sfide e perditshme per te gjithe shoqerine tone, per zyrtaret, politikanet per ta bere integrimin nje bashkim real, nje vlere te rendesishme qe duam te arrijme.

Modeli i shtetit te se drejtes nuk mund te jete i suksesshem nese nuk ka bashkepunim”, theksoi presidenti.

Deklarata e kreut te shtetit u gjate konferences EURALIUS per sistemin e imuniteteve ne Shqiperi. Ne fjalen e tij, presidenti Topi theksoi se duhet te gjendet sa me pare gjuha e perbashket qe mosmarreveshjet politike te mos ngadalesojne apo pengojne diskutimet per kufizimin e imuniteteve.

Sequi: Bashkëpunim politik për funksionimin e ligjit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi se imuniteti do të thotë që zyrtarët të kenë lirinë e tyre, por edhe të japin llogari.

“Krijimi i organizmave që bëjnë të funksionojë ligji nuk është gjë e lehtë. Duhet bashkëpunim politik për të bërë të mundur funksionimin e ligjit”, tha ambasadori.

Diplomati shprehu bindjen se Shqipëria do të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian./tch/

Wikileaks: Topi, Presidenti është i vetmuar në krye
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është një njeri i vetmuar në krye të shtetit.

Pozicioni i tij është delikat dhe së fundmi konfliktet me qeverinë janë shtuar edhe për shkak të ligjit të dosjeve. Kështu shkruan i dërguari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Stephen A. Cristina, në një kabllogram të dërguar në Departamentin e Shtetit më 9 janar 2009.

Në një takim me Christinën, Topi duket se ka përshkruar izolimin e tij politik dhe arsyet e tij, duke e lidhur këtë me debatin e fundit për ligjin e dosjeve. Sipas tij, ky ligj i shumëdiskutuar dhe konflikti i lindur prej tij duket se do ta rrezikojë seriozisht imazhin e tij dhe të ardhmen brenda Partisë Demokratike.

Topi ka bërë përpjekje për të ulur në një tryezë të përbashkët eksponentët socialistë dhe demokratë të politikës shqiptare, por është ankuar për mungesën e një opozite efektive në vend, duke e përshkruar Partinë Socialiste si thuajse të padukshme në këtë rol”, – thuhet në kabllogram.

Presidenti shqiptar ndryshon në pozicionin e tij nga ai i Presidentit në shumë republika parlamentare. I zgjedhur nga parlamenti, presidenti edhe pse më i dobët se kryeministri, ka të drejtë sipas kushtetutës të zgjedhë prokurorin e përgjithshëm si dhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë. Presidenti mundet edhe të vendosë veto ndaj legjislacionit, edhe pse parlamentit i duhet një shumicë e thjeshtë për ta tejkaluar veton.

I ekspozuar politikisht

Topi i tha Cristinës gjithashtu se debate i fundit për ligjin e dosjeve e kishte lënë atë tepër të ekspozuar politikisht. Topi shprehu frikën se kundërshtimi tij ndaj ligjit të dosjeve do ti kushtojë atij mbështetjet e bazës së politikës, njerëzve të persekutuar nga regjimi komunist. Ai tha se nëse vendos veten ndaj tij, PD do të niste një sulm kundër tij personalisht dhe do ta përshkruante atë si një njeri që mbron komunistët. Topi gjithashtu tha se nuk mund të mbante shpresat edhe te mbështetja e liderit të opozitës, Edi Rama pasi ai e përshkruan atë si të frikësuar dhe të dobët dhe me Berishën do të cenonte pushtetin e presidencën. Presidenti tha se të dy, Rama e Berisha, e përdorën mundësinë për të reduktuar pushtetin e presidentit.

Ankesat e Topit

Presidenti tha gjithashtu se vullneti i tij për të mbrojtur institucionet e pavarura e ka vendosur atë përballë konfliktit me kryeministrin Berisha. Topi tha se donte të mbronte Prokuroren e Përgjithshme ndaj sulmet e politikës dhe të medias, por bëri të ditur se ndryshimet kushtetuese të miratuara në vitin 2008 e reduktuan tej mase aftësinë e tij për ta bërë këtë. Komentet he Christinës theksojnë se ndërsa

Berisha ishte anëtar i elitës komuniste, Topi nuk ishte anëtar partie dhe familja e tij është persekutuar nga komunistët. “Ai po e gjen veten në një pozitë absurde, ku nëse vendos veton ndaj ligj, do të përshkruhet si mbrojtës i komunistëve. Izolimi i tij ka lidhje edhe me ambicien e tij, Topi e konsideron veten si pasues të Berishës në PD dhe ndaj nuk do ta kundërshtojë shumë atë. Mënyra se si do të veprojë me ligjin e dosjeve do të tregojë shumë për balancën e tij”, – thekson Cristina.

/BalkanWeb/

Obama uron shqiptarët për 28 Nëntorin
Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë urimet e mia më të mira me rastin e 28 Nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë- shkruan në një mesazh urimi të presidenti amerikan Barack Obama, drejtuar homologut të tij shqiptar, Bamir Topi.

Duke uruar festën e Pavarësisë për gjithë shqiptarët, Obama vlerëson se dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku për përparimin e qëllimeve të përbashkëta në Evropë dhe më gjerë, “që nga ruajtja e qëndrueshmërisë në Ballkan e deri te ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë në Afganistan.

“Unë jam i bindur se lidhjet e qëndrueshme mes dy popujve tanë do të forcohen dhe thellohen gjatë viteve të ardhshme”, thuhet në mesazh.

Sipas agjencisë së lajmeve NOA, një vend të veçantë në telegramin e tij, Obama ia ka kushtuar dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian duke shprehur inkurajimin për të ecur më përpara.

Topi bën apel për njohje të Kosovës
Në prani të kryetarëve të shteteve, delegacioneve dhe të personaliteteve të larta të politikës botërore pjesëmarrës në Sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi mbajti fjalimin e tij, ku u bëri thirrje homologëve, vendet e të cilëve akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë.

Presidenti Topi tha se njohja e Kosovës është mënyra e vetme për t’i kontribuar stabilitet afatgjatë dhe paqes jo vetëm rajonale, por edhe globale. Duke iu referuar miratimit të rezolutës për ligjshmërinë ndërkombëtare të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Topi shprehu qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas tij duhet të fillojë pa humbur kohë.

“Ne mbështesim dialogun e sinqertë e konstruktiv, për zgjidhjen e çështjeve praktike, në dobi të interesave të përditshme të qytetarëve të tyre, për t’i ndihmuar ata por edhe për të lehtësuar pse jo, qetësuar minoritetet përkatëse, shqiptare dhe serbe se tashmë do të marrë rrugë zgjidhja e problemeve dhe çështjeve të përfaqësimit, të gjuhës, shkollimit apo të tjera nën frymën dhe vizionin e të ardhmes së përbashkët evropiane”, theksoi Presidenti.

Kryetari i Shtetit shqiptar në përfundim të fjalës së tij në këtë Asamble u shpreh se Shqipëria vlerëson se miratimi konsensual i kësaj rezolute është një hap shumë i rëndësishëm në respekt të opinionit këshillimor të GJND-së dhe të autoritetit të OKB-së, por dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe të institucioneve të tij demokratike e evropiane, të pavarësisë, integritetit të saj dhe të të ardhmes si vend anëtar i OKB-së”.

“Opinioni këshillimor i GJND-së provoi juridikisht se pavarësia e Kosovës mbeten rast ‘sui generis’, unik dhe për pasojë as precedent për situata të tjera në vende të tjera. Sot është çasti të provojmë me fakte se respektojmë OKB-në dhe vlerat që të gjithëve na kanë bashkuar këtu, sot është dita të dëshmojmë se mbështesim autoritetin e saj dhe të institucioneve të pavarura të saj, sot është rasti të pranojmë të vërtetën dhe ta pohojmë me zë të lartë atë”.

“Sot ne kemi përgjegjësinë ndaj një vendi dhe një populli që dëshiron me të drejtë të jetë mes nesh dhe ka dhënë prova se e meriton këtë vend. Andaj u bëj thirrje kolegëve të mi të nderuar, vendet e të të cilëve akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë, duke i siguruar se kjo është mënyra e vetme për t’i kontribuar stabilitet afatgjatë dhe paqes jo vetëm rajonale, por edhe globale

Topi niset drejt SHBA-ve
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe në krye të delegacionit zyrtar shqiptar u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që do të zhvillohet në Nju Jork.

Në kuadër të punimeve të kësaj Asambleje, Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në prani të kryetarëve të shteteve dhe personaliteteve të larta të politikës botërore pjesëmarrëse në Sesionin e 65-të të AP-së. Po ashtu, Kryetari i Shtetit do të marrë pjesë në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon për nder të Kryetarëve të delegacioneve, si dhe pritet të zhvillojë takime pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe me Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Jorgo Papandreu.

Në mbyllje të Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OKB-së, Sesioni i 65-të, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi do të marrin pjesë në pritjen zyrtare që Presidenti amerikan, Barak Obama dhe Zonja e Parë e SHBA-ve, Mishel Obama organizojnë për nder të kryetarëve të delegacioneve pjesëmarrëse në këtë Asamble dhe bashkëshorteve të tyre.

Axhenda e qëndrimit të Presidentit Topi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikon një vizitë në Miçigan, ku Presidenti Topi do të marrë pjesë në një ceremoni të posaçme në shenjë nderimi në monumentin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe në Monumentin e Nënë Terezës. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Topi do të takohet dhe me përfaqësuesit e të gjithë komuniteteve fetare dhe shoqatave shqiptare atje në Miçigan, si dhe do të vizitojë Qendrën Islamike Shqiptare.

Topi: Drejtësia të mos qëndrojë spektatore
Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka kërkuar sistemit gjyqësor në Shqipëri, të mos rrijë spektator për akuzat e korrupsionit nga të dyja kahet politike.

Per numrin nje te shtetit shqiptar, perderisa keto akuza jane bere publike, atehere gjyqesori duhet ta informoje qytetaret per vertetesine e ketyre akuzave.

“Sistemi i drejtësisë duhet të jetë më i vëmendshëm, duhet të jetë më i kujdesshëm, duhet të jetë më profesional, duhet të demonstrojë më shumë protagonizëm në momentin kur akuzat shfaqen sheshit, kur akuzat, pa i paragjykuar jepen në mënyrë të ndërsjellë në publik dhe publiku me të drejtë kërkon të jetë jo vetëm i informuar, por kërkon të dijë se ku është drejtësia. Kjo nuk do të thotë që nga kjo tavolinë unë dëshiroj t’i mësoj rrugën sistemit të drejtësisë, por sistemi i drejtësisë nuk mund të rrijë si spektator dhe këtu e kam fjalën për të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë. Ndoshta akuzat janë politike, ndoshta akuzat reciprokisht mund të jenë dhe të pabazuara, ndoshta akuzat mund të kenë dhe argumente dhe këtë nuk e kam thjesht për protagonistët kryesorë. E kam për situatën në përgjithësi, e kam për cilindo që duhet të kuptojë se garancia për sistemin demokratik në Shqipëri si kudo, është sistemi i drejtësisë, është konsolidimi i shtetit ligjor, është përmbushja me shumë seriozitet i detyrës nga gjithsecili, nga i pari tek i fundit, nga më i kualifikuari deri tek më pak i kualifikuari”, u shpreh Topi.

Presidenti ka shtuar tonet e ashpra ndaj drejtesise duke permendur faktin se i adreson me qindra dhe mijra letra, per vendime gjyqesore te padrejta sidomos ne ceshtjen e pronave.

“Sigurisht që flas në emër të këtij sistemi, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por flas edhe në emrin e qytetarit, i cili sikurse thashë dërgon qindra dhe mijëra letra në zyrën e Presidentit. Flas me zërin e qytetarit, të cilin e kam kontaktuar drejtpërdrejt, prek shqetësimin e tyre, që fillon nga hallet më të rëndomta, e deri tek hallet më të forta. Janë të panumërta ankesat për çështjen e pronave, të panumërta. Nuk vijnë me letra anonime. Vijnë me zë të drejtpërdrejtë. Nuk ankohen për dhënien e drejtësisë, sepse të gjithë duhet të jenë të bindur që drejtësia kur flet, të tjerët duhet të heshtin, nuk duhet të flasin, por ankohen për abuzime që ndodhin gjatë procesit, për mungesën e transparencës, për probleme që edhe ju i dini shumë mirë. Kështu që ne e kemi të domosdoshme që të bëjmë vlerësimin”, theksoi Topi.

Presidenti shqiptar deklaroi se, te gjitha ankesat do te verifikohen ne cdo gjykate shqiptare. Verifimi do te nise nga Gjykata e Elbasanit.

Topi dhe Berisha kërkojnë nga Kina ta njohë Kosovën
Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, këto kohët e fundit kanë shfaqur pikëpamje të ndryshme për disa çështje të brendshme në vend, por kur flitet për Kosovën dhe marrëdhëniet me Kinën, dy krerët e shtetit shqiptar flasin me të njëjtën gjuhë.

Si presidenti Bamir Topi, i cili do të zhvillojë në shtator një vizitë në Kinë, edhe kryeministri Berisha, kanë shfrytëzuar takimet me delegacionin kinez për të ngritur çështjen e njohjes së shtetit te Kosovës. Autoritetet shqiptare kanë vlerësuar se Kina, e cila ende nuk e ka njohur Kosovën, si një nga pesë anëtaret e përhershëm të Keshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, mund të luajë një rol konstruktiv dhe përcaktues në të ardhmen.

Sipas Top Channel, pozicioni i Shqipërisë është se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë bëri të qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të Këshillit te Sigurimit dhe se rasti i saj është unik.

Me këtë qëndrim, duke theksuar se njohja e Kosovës i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë do të shkojnë pas dy javësh në Neë York, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku në rendin e ditës, një nga pikat është edhe rezoluta serbe për Kosovën.

Alibeaj: Kushtetuesja, Topi të pezullojë përtëritjen
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, thotë se Presidenti duhet të ndalojë ripërtëritjen e tre anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2013.

Në një intervistë për “Shqip”, ai sqaron se pse kemi të bëjmë me një shfazim nga rregulli i parashikuar në Kushtetutë.

“Konstatimi se ka një deformim midis rrethanave të ripërtëritjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mekanizmit të parashikuar në Kushtetutë është i drejtë.

Kushtetuta, në nenin 125, paragrafi 3, parashikon: “Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet, në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj”. Pra, sipas këtij parashikimi, procedurë përsëritëse do duhet të ketë çdo tre vjet”, ka pohuar Alibeaj.

Sipas tij, kufizim duhet vënë edhe në emërimin e anëtarëve të rinj, të cilët sipas Kushtetutës janë tre dhe jo 6 sa ka zgjedhur dhe presidenti i Republikës.

“E po kështu, Kushtetuta ka parashikuar edhe masën e përtëritjes, e cila do duhet të jetë në rendin e 1/3, pra tre anëtarëve. Aktualisht është duke u proceduar me përtëritjen e 6 mandateve”, ka deklaruar Alibeaj./tch/

Bamir Topi ‘i japin fund krizës
Presidenti i Republikës Bamir Topi i kërkoi sërish palëve që të gjejnë zgjidhjen për situatën politike dhe t’i japin fund krizës.

Duke kërkuar që zgjidhja të vijë përmes dialogut dhe zbatimit të Kushtetutës, kreu i shtetit theksoi se në tryezën e presidentit nuk ka negociata.

Edhe më parë kreu i vendit ka bërë thirrje për gjetjen e marrëveshjes si dhe nuk ka pranuar organizimin e tryezave prej tij që nuk do të kenë si fund suksesin.

Sali Berisha i jep një ministri të re Pollos, i heq kompetenca Olldashit
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me propozim të kryeministrit Sali Berisha ka shkarkuar dhe emëruar sërish dy ministrat e kabinetit qeveritar, Sokol Olldashin dhe Genc Pollon.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë vendim të detyruar që vjen për shkak të performancës së këtyre dy ministrave, por për një akt formal që vjen si pasojë e ndryshimit të emërtimit të dy dikastereve që ata drejtonin deri më tani. Megjithatë, një vendim i tillë duket se ka rëndësinë e vetë edhe për sa i përket përmbajtjes apo thënë më qartë kompetencave dhe fushës së veprimit të ministrive që drejtonin këta dy ministra, pasi tashmë telekomunikacionet kalojnë nga Olldashi tek Pollo.

Kreu i Shtetit, Bamir Topi, ka dhënë pëlqimin e vet lidhur me propozim e Kryeministrit, duke shpallur dje një sërë dekretesh që kanë të bëjnë me ndryshimin e emërtesave të ministrave të Kabinetit Qeveritar.

Por, për këtë qëllim presidentit i është dashur të lëshojë një sërë dekretesh duke shkarkuar së pari dy ministrat nga pozicionet që ata mbanin dhe duke i emëruar sërish në dy ministritë që marrin emërtesat e reja. Kështu, fillimisht presidenti me një dekret të veçantë ka shkarkuar Sokol Olldashin, si ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, dhe me një dekret tjetër e ka riemëruar atë në detyrën e kreut të ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit.

Pra, ndryshe nga deri më tani dikasteri që do të drejtohet nga Olldashi nuk do të ketë më vijimin e emërtesës “telekomunikacioneve”, çka në vetvete përbënë dhe një ndryshim në objektin e punës së kësaj ministrie, e cila nuk do të ketë më të bëj me telefoninë dhe mjetet e tjera të komunikimit. Ndërkohë që ky proces reformimi ka përfshirë edhe dikasterin ministror që drejtohet nga Genc Pollo. Por, ndryshe nga rasti i Olldashit, Pollo do të drejtojë tashmë një ministri që për nga fusha që do të mbulojë përbënë një ndryshim rrënjësorë.

Kështu Genc Pollo, është shkarkuar nga detyra e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, një dikaster ky i krijuar nga kreu i qeverisë Berisha në fund të verës së shkuar si një nevojë për të ruajtur balancat brenda partisë së vet, dhe është emëruar ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit. Pra bëhet fjalë për një ministri që do të ketë jo vetëm një emërtim të ri, por edhe një objekt pune krejtësisht tjetër nga ai kryente dikasteri i drejtuar prej Pollos. Pra, në këtë mënyrë kreu i qeverisë Berisha ka vendosur të shpërndajë kompetencat dhe fushën e veprimit mes ministrave të tij, duke ia zvogëluar ato Olldashit dhe duke i dhënë një rëndësi edhe më të madhe portofolit që mbante Pollo./shekulli/