|

Tadiç, në Bruksel për bisedime mbi rezolutën për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, është në Bruksel për takime me Shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ku do të diskutohet mundësia e ndryshimit të rezolutës për Kosovën që Serbia e ka paraqitur në Kombet e Bashkuara.

Zyrtarët evropianë shpresojnë në një kompromis që do të siguronte shtendosjen e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe dialogun ndërmjet tyre, por pa prekur çështjen e statusit të Kosovës.

Beogradi kundërshton pavarësinë e Kosovës, por ka shprehur gatishmëri për kompromis rreth rezolutës, të cilën Prishtina e cilëson të panevojshme dhe në kundërshtim edhe me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Etiketa: ,

Komentoni