takky3_410925

Tacchinardi: Ku është Del Piero ?

Vendimet e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, rreth sulmuesve në formacionin bazë të ekipit kanë zgjuar reagime nga ish bashkëlojtarët e tij.

Conte deri më tani gjatë këtij sezoni ka përdorur skema 4-3-3 dhe 3-5-2, derisa Alessandro Matri është shfaqur si golashënuesi më i mirë i ekipit me 10 gola në 23 paraqitje.

“Jam duke përcjellë Conten dhe më pëlqen, por nuk i kuptoj disa gjëra”, tha ish mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi për Radio Mana Mana.

“Pse ai nuk i beson plotësisht Matrit dhe pse kurrë nuk e shfrytëzon Alex del Pieron? Mirko Vucinic dhe Marko Borriello janë duke bërë pak, andaj pse nuk i ofrohet një rast Del Pieros? Nuk e kuptoj. Ndoshta Conte nuk e sheh Del Pieron në formacionin 4-3-3. Është mëkat që Del Piero të jetë në bankinë”, përfundoi ai.