Synimi i Mutombos - nga Peja në NBA

Synimi i Mutombos – nga Peja në NBA

Synimi i Mutombos - nga Peja në NBAFundori Harouna Mutmbo ka dy misione për të kryer gjatë qëndrimit në Kosovë. T’i ndihmojë skuadrës së Pejës të shpallet kampione e Kosovës në basketboll, si dhe të shkëlqejë për të bindur ndonjë ekip të ligës më të fortë në botë, NBA.

Harouna, që xhaxha ka ish-yllin e NBA-së, Dikembe Mutombon, me lideren e BKT Superligës së Kosovës në basketboll, të dielën, arriti marrëveshje deri në përfundim të kampionatit. Ai të hënën për gazetën ka bërë të ditur se mezi pret të fillojë stinori pranveror, pasi thotë se në Kosovë ka ardhur për të fituar trofe.

“Skautët e ekipeve të NBA-së do të fillojnë të vijnë për të më përcjellë prej muajit tjetër dhe të shohin lojën time, sa kam përparuar dhe si po më shkojnë punët. Kjo është me rëndësi, por tash për tash jam i fokusuar te skuadra e Pejës dhe te karriera ime në Kosovë”, ka thënë Mutombo.

Harouna Mutombo, 193 centimetra i gjatë, para se të niste stinori vjeshtor u bë pjesë e ekipit Santa Cruz Warriors në D-League, që njihet si ligë për zhvillimin e lojtarëve të ardhshëm të NBA-së, por u lirua nga aty pa zhvilluar asnjë ndeshje. Më 2012 ishte edhe në Draftin e NBA-së, por nuk e zgjodhi asnjë skuadër.

Në stinorin e kaluar, Mutombo ishte në Western Carolina University të NCAA-së. Ai pati mesatare prej 13.9 pikëve, 5.9 kërcimeve e 1.9 asistimeve për ndeshje.