Sylejman Selimi operohet, Lushtaku pritet të operohet

Sylejman Selimi operohet, Lushtaku pritet të operohet

Sylejman Selimi operohet, Lushtaku pritet të operohetSylejman Selimi aktualisht është duke u operuar me metodën e laparaskopisë për largimin e gurëve në idhcë, kanë bëtë të ditur burime nga QKUK-ja. 

Ish-komandanti i UÇK-së është shtruar në spital të shtunën. Pas ekzaminimeve është konstatuar se ka gurë, për çka i është nënshtruar operacionit.

Selimi është sjellë në QKUK nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan. Në të njëjtën kohë ka qëlluar i sëmurë edhe i dyshuari tjetër, Sami Lushtaku. Edhe ai pritet të operohet në gju. Ai është shtruar në  Klinikën Ortopedike. Mjeku Sami Delijaj ka thënë për “Kohën Ditore” se Lushtaku nuk mund t’i shmanget operacionit. Ai ka thënë se deri të hënën do të dihet saktësisht se çfarë problemi ka.

Pas lëshimit të urdhrit për kthim në paraburgim të Lushtakut, Delija ka thënë se ka nënshkruar vendimin që ai të kthehet në Dubravë, sepse, sipas tij, edhe nga atje mund të vazhdojë të sillet për ekzaminime.  /koha/