Sylejman Selimi në spital

Sylejman Selimi në spital

Sylejman Selimi në spitalAmbasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, natën midis të dielës dhe të hënës është shtruar në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai është shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të repartit të kardiologjisë për shkak të problemebe me zemër.

Lajmin e ka konfirmuar për “Illyria” zëdhënës i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, mirëpo vazhdon të mbetet nën përkujdesjen intensive të mjekëve”, ka thënë Fazliu.

Sylejman Selimi është pjesë e të ashtuquajturit “grup i Drenicës” që nga prokuroria e EULEX-it akuzohet për krime lufte, të kryera ndaj civilëve, gjatë kohës së luftës në zonën e Drenicës. Bashkë me të akuzohen edhe gjashtë persona të tjerë, të gjithë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.