Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me 9 mars

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me 9 mars

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me 9 marsStinori pranveror në elitën e futbollit kosovar do të fillojë më 9 mars. Një vendim të tillë e ka marrë, të martën, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës. Ndërkohë, një javë më herët do të nisin garat e Kupës së Kosovës.

“Komiteti Ekzekutiv miratoi raportin e Komisionit për shpalljen e laureatëve të vitit 2012. KE shqyrtoi edhe përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror dhe mori vendimi që garat në stinorin pranveror të nisin më 2 mars me ndeshjet e rrethit të radhës të Kupës së Kosovës, ndërsa ato kampionale më 9 mars.

Po ashtu KE edhe një herë ka debatuar për vendimin e fundit të FIFA-s duke u zotuar se do të vazhdojë angazhimet me ngulm, duke i bashkërenditur veprimet më të gjithë faktorët relevant në Kosovë dhe duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme dhe ligjore për të arritur synimet”, thuhet në njoftimin e FFK-së.