Superkupa e Spanjës më 21 e 28 Gusht

Superkupa e Spanjës më 21 e 28 Gusht

Superkupa e Spanjës më 21 e 28 GushtSuperkupa do të mbajë zgjuar Spanjën. Klubi i Atletikos së Madridit ka zbuluar se Federata Spanjolle e futbollit ka vendosur që takimi për Superkupën e vendit mes Los Colchoneros dhe Barcelonës të luhet në orën 23:00, duke parashikuar një natë të bardhë futbolli për tifozët e të dyja skuadrave por dhe dashamirësit e lojës.

Sfida e parë do të luhet më datë 21 Gusht, ndërsa dhe ajo e kthimit me datë 28 është parashikuar gjithashtu të ketë të njëjtin orar. Kjo nuk është hera e parë që Superkupa e Spanjës luhet në një orar kaq të vonë, pasi në orën 23 është zhvilluar dhe ajo e vitit 2011.

Arsyeja e këtij vendimi nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit është se në të dyja këto data do të luhen takimet e fazës së plej-ofit të Champions League dhe Uefa për cështje që kanë të bëjnë me të drejtat televizive nuk dëshiron që në orarin e sfidave të kompeticionit Europian të luhen ndeshje të tjera. Përballja mes këtyre dy ekipeve do të jetë e vecantë dhe për David Villa që do të rikthehet në “Camp Nou” vetëm se këtë herë si kundërshtar.