f1_29-zenit-jpg1348905803

Sulmuesi i Zenitit, Hulk “kërcënohet” me bombë

Një bombë e rrejshme, e fshehur në një çantë, është gjetur në kompleksin stërvitor të Zenit St. Petersburgut, ndërsa në të ishte edhe një foto e sulmuesit brazilian Hulk, transmetuan mediumet ruse.

Policia ka zbuluar edhe një fotografi të sulmuesit të ri të përcjellë me fjalët: “Hulk jashtë!”.

Në medat ruse është njoftuar se shumë lojtarë me përvojë të Zenitit janë të pakënaqur, pasi skuadra e pasur ruse ka shpenzuar mbi 100 milionë dollarë për transferimin e dyshes Hulk dhe Axel Witsel pak para përfundimit të afatit kalimtar këtë muaj.

“Ne nuk jemi duke e mohuar këtë storie, por edhe nuk do ta komentojmë”, ka thënë një përfaqësues i klubit rus.

Me transferimin e Hulkut nga Porto dhe të Witselit nga Benfica, lojtarët rusë të Zenitit kanë kërkuar rritje të pagave, pasi pagat e tyre janë dukshëm më të ulëta se ato që marrin dy lojtarët e transferuar. Madje shkaku i kërkesave për kontrata të reja disa futbollistë edhe janë suspenduar dhe janë dënuar të bëjnë stërvitje me juniorë.

Në mesin e atyre që kanë kërkuar paga të reja ishin Alexander Kerzhakov e Igor Denisov. Kerzhakov është kthyer në skuadrën e parë, pasi i ka kërkuar falje trajnerit Luciano Spalletti, mirëpo këtë nuk e ka bërë edhe Denisov.

St. Petesburgu pritet të konfirmohet të shtunën si një prej qyteteve organizatore të Botërorit 2018 në Rusi.