Sulmuesi i United Chicharito zevendesues i Falcaos te Atletico

Sulmuesi i United Chicharito zevendesues i Falcaos te Atletico

Sulmuesi i United Chicharito zevendesues i Falcaos te AtleticoAtletico Madrid deshiron te nenshkruaje me yllin e Manchester United, Chicharito, derisa pergatitet per shitjen e sulmuesve Radamel Falcao dhe Adrian Lopez.

Skuadra spanjolle eshte e gatshme te paguaje 18 milione euro per te siguruar meksikanin gjate veres dhe per ta bere ate liderin e sulmit.

Falcao eshte nje prej sulmuesve me te kerkuar ne Evrope dhe po thuajse eshte e sigurt se do te largohet nga Atletico Madrid ne fund te sezonit, ne mesin e nje interesimi serioz nga klubet e pasura si Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
Arsenali, ne anen tjeter, eshte duke pergatitur nje oferte te re per sulmuesin tjeter te Atleticos, Adrian, pasi tashme ka bere nje oferte ne vleren e 12 milione eurove. Nje levizje ne janar per Chicaritton duket e pamundshme, por gjasat jane te medha per veren e ardhshme, kur United do te jete i gatshem te degjoje ofertat per te, pasi synon nje transferim edhe te sulmuesit te Borussia Dortmund, Robert Lewandowski.