Sulmohet me vezë ambasadori grek në Fierit

Sulmohet me vezë ambasadori grek në Fierit

Sulmohet me vezë ambasadori grek në FieritAmbasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas është ngujuar për afro një orë në godinën e Bashkisë së Fierit. Rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, ambasadori Leonidas Rokanas i shoqëruar nga stafi i tij ka mbërritur në Bashkinë e Fierit për të qenë i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit grek.

Shmangia e ndonjë incidenti të mundshëm nga ana e kreut të Shoqatës Atdhetare për Bashkim dhe Identitet Kombëtar, Kristaq Ziu me diplomatin e vendit fqinj dhe stafin e këtij të fundit kanë detyruar Policinë e Rendit dhe ata Bashkiake që të marrin masa.

Vetëm pas largimit me forcë të Ziut është bërë e mundur ngritja e flamurit grek në sheshin “Europa Piazza” me rastin e festës kombëtare të Greqisë. Por me gjithë masat e marra nga blutë, pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, Rokanas është sulmuar me vezë.

Mbrëmë, policia ka shoqëruar Kristaq Ziun, i cili është eksponent shumë i njohur në Fier për veprimtaritë e tij antigreke. I kontaktuar nga “GSh”, ai deklaroi se “është çmenduri që të lejosh grekët të ngrenë flamurin e tyre në mes të Fierit, ndërsa as që mund të bëhet fjalë që të ngresh flamurin shqiptar në Greqi. Është për të ardhur keq teksa shikon pushtetarët tanë të nënshtruar nën thundrën helene”.