Sulmi keqdashës që infekton skedarët vjedh edhe kredencialet për FTP-të

Sulmi keqdashës që infekton skedarët vjedh edhe kredencialet për FTP-të

Sulmi keqdashës që infekton skedarët vjedh edhe kredencialet për FTP-të Sipas hulumtuesve të sigurisë nga ndërmarrja e antivirusit Trend Micro, një version i ri i programit që infekton skedarë që është duke u shpërndarë përgjatë sulmeve që udhëhiqen nga shkarkimi është po ashtu në gjendje që të vjedhë kredencialet e FTP-së (File Transfer Protocol).

Varianti i ri i sapozbuluar është pjesë e familjes PE_EXPIRO e infektuesit të skedarëve që ishte identifikuar në vitin 2010, kanë thënë të hënën hulumtuesit e sigurisë të Trend Micro në një postim në blog.

Sidoqoftë, vjedhja e informacioneve për këtë lloj të sulmit keqdashës është e pazakonshme. Kërcënimi i ri shpërndahet duke “joshur” përdoruesit tek uebfaqet që janë të infektuara që përmbajnë shfrytëzues të dobësive në Java dhe PDF si pjesë e një vegle që shfrytëzon këto dobësi. Nëse shtojcat e shfletuesve të vizitorëve nuk janë përditësuar, sulmi keqdashës mund të instalohet në kompjuterët e tyre.

Shfrytëzimet e Java-s janë për dobësitë për ekzekutim nga larg të kodit CVE-2012-1723 dhe CVE-2013-1493 që ishin arnuar nga Oracle në qershorin e vitit 2012 dhe marsin e vitit 2013.

Në bazë të informacioneve të shpërndara nga Trend Micro përgjatë një e-maili, një thumb në infektime me këtë variant të ri të EXPIRO ishte regjistruar më 11 korrik. “Rreth 70 për qind e të gjitha infektimeve të përgjithshme janë brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” kanë thënë hulumtuesit në një postim në blog. (PCWorld Albanian)

– See more at: http://www.pcworld.al/sulmi-keqdashes-qe-infekton-skedaret-vjedh-edhe-kredencialet-per-ftp-te/#sthash.6H8iyiSP.dpuf