Sulm me bombë në Bejrut

Sulm me bombë në Bejrut

Sulm me bombë në Bejrut Autoritetet libaneze thonë se shpërthimi i dy bombave në një paralagje jugore të kryeqytetit Bejrut, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave, ndërsa disa të tjerë janë lënduar.

Sulmet e së mërkurës duket se kishin për cak qendrën kulturore iraniane në qarkun Bir Hassan të kryeqytetit. Grupi militant Brigada Abdullah Azzam e ndërlidhur me Al-Kaidan, ka marr përgjegjësinë për këto shpërthime.

Qarku Bir Hassan gjendet në një paralagje në të cilën është e vendosur edhe lëvizja e Hezbollahur, e shiitëve libanez. Ky grup ka pranuar publikisht se ka dërguar luftëtarët e saj për të luftuar në Sirinë fqinje, në krah me regjimin e presidentit Bashar al-Assad, dhe kundër kryengritësve sunitë sirian.