Sulltanesha Hyrem: Nuk do të kthehem në serial

Sulltanesha Hyrem: Nuk do të kthehem në serial

Sulltanesha Hyrem: Nuk do të kthehem në serialQë kur është sëmurë nga depresioni dhe rraskapitja fizike dhe psikike, aktorja e famshme turke Meryem Uzerli, qetësinë e ka gjetur në shtëpinë e saj familjare në Berlin. Pas dy muajsh pushim, ajo ka vendosur t’i kthehet aktrimit..

Mirëpo, ajo ka deklaruar se nuk do të kthehet në serinë “Sylejmani i madhërishëm”, pasi aty e kanë rrënuar fizikisht dhe mentalisht.
“Kur jam zhvendosur në Turqi, nuk kam pasur ide se çfarë më pret. I jam frikuar vetmisë, vendeve të panjohura, njerëzve, po më ka pritur parajsa.

Brenda natës jam shndërruar në yll dhe idhull për të tjerët. I tërë mundi brenda natës më është shpaguar. Nuk pendohem për asgjë dhe gabimet që i kam bërë i kam kthyer në dobinë time, kam mësuar nga ato dhe jam bërë një grua më e mirë. Por nuk i kthehem serisë sepse më kanë rrënuar fizikisht dhe mentalisht. Më ka shpëtuar rehabilitimi, sepse përndryshe kam qenë shumë keq”, ka thënë ajo.