Suedia

Suedia përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Suedia Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin ka deklaruar se Suedia përkrah liberalizimin e vizave në mënyrë që qytetarët e Kosovë të kenë mundësia të lëvizin lirshëm.

Ai këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ku tha se migrimi nuk i ndihmon liberalizimit të vizave.

Kurse, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se Suedia do ta përkrah Kosovën në integrimin e saj në Bashkimin Evropian, aty ku e ka vendin edhe Kosova, raporton KP.