largea_superkupsantos1348765288

“Sudamericana” për Santosin

Santosi feston titullin e dytë në vitin e 100 vjecarit të klubit. Pas trofeut të shtetit të San Paolo në maj, fiton edhe superkupën amerikano-jugore, rekopan, duke mposhtur 2-0 Universidad de Kile në sfidën e kthimit të finales.

Është i gjashti trofe që ngre decizivi nejmar, në sezonin e tij të katërt si profesionist te Santos kur është vetëm 20 vjec.Në ndeshjen e vajtjas në Santiago të Kilit, e përfunduar në barazim 0-0 Nejmar kishte gabuar nga pika e bardhë e penallitës.në skenën e stadiumit Pacaembu të Sao Paolos ylli në ngritje i futbollist u justifik

ua përballë 22 mijë e 388 tifozëve të guximshëm që kishin sfiduar mbrëmjen e ftohtë të fillim pranverës duke shënuar golin e parë të takimit. Në minutën e 27 Felipe Andrteson i shërbeu Nejmar që dialogoi në zonë me Andre, morri sërish topin dhe e coi në të majtë të portierit Johny Herrere duke shënuar golin e 37 sezonal në 39 prezenca me fanelën e Santos.

Në minutën e 45 e pengon në zonë, Rojas e pengon brenda zonës, arbitri uruguajan Martin Vazquez i jep 11 metërsh. Sulmuesi e gjuan por Herrerera i mohon golin, është e dyta gjuajtje nga pika e bardhë e njëbëdhjetëmetërshit e gabuar në dy ndeshjet e Recopa-s.

Në pjesën e dytë, në minutën e 15 të pjesës së dytë vjen dhe dyfishimi për brazilianët 19 vjecari Felipe Andreson që ka trashëguar vendin e Gansos i cili kaloi te Sao Paolo, con mbi kokën e Brynios asistin fitimitar. Njemar merr titullin dhe cmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes, që i mbush xhepat dhe me dhjetë mijë dollar, kampionë sërish ulërasin tifozët, një titull më shumë shton Nejmar që ia dedikoi kupën Paulo Henruque Gansos.