Studimi: Të hash ushqime bio nuk redukton rrezikun nga kanceri

Studimi: Të hash ushqime bio nuk redukton rrezikun nga kanceri

Studimi: Të hash ushqime bio nuk redukton rrezikun nga kanceriStudiuesit britanikë kanë analizuar të dhënat e rreth 600 mijë grave të moshës së mesme në 50 vjet.

Gratë që ushqehen vetëm ose pothuajse me cdo lloj ushqimi bio, kanë të njëjtën mundësi për t’u prekur nga tumori si ato që hanë ushqim ”normal”. Konkluzioni ka dalë pas studimit të gjatë ndër vite të udhëhequr nga kërkuesit britanikë të kurave ndaj kancerit, të publikuar në British Journal of Cancer.

Duke parë të dhënat relative nga përdorimi i ushqimeve bio, dhe duke vlerësuar numrin e rasteve të shfaqjes së tumorit mes pjesëmarrëseve në studim, u pa se nuk kishte asnjë ndryshim mes 180 mijë grave që deklaruan se nuk kanë ngrënë kurrë ushqim bio dhe rreth 45 mijë të tjerave që konfirmuan se gjithë jetën janë ushqyer në mënyrë korrekte me produkte bio.