Studentja me mjekër: Qimet janë dhuratë nga lart

Studentja me mjekër: Qimet janë dhuratë nga lart

Një grua e besimit sikh, është bërë objekt talljesh në internet. Dikush, që e ka fotografuar atë pa autorizimin e saj, e ka hedhur foton në faqen Reddit dhe menjëherë kanë nisur talljet, pasi ajo e ka fytyrën të mbuluar me qime, aq sa mund të ngatërrohet me ndonjë mashkull.

Pot studentja, që aspiron të bëhet neurokirurge, tha se nuk mërzitet nga këto tallje. Ajo studion në Universitetin Shtetëror të Ohajos, SHBA.

“Po, jam një femër e besimit sikh. E kuptoj se shpesh e ngatërrojnë gjininë time. Megjithatë ne besojmë tek shenjtëria e trupit tonë. Ajo është një dhuratë që nga është dhënë nga Qenia Hyjnore (që është pa gjini, meqë ra fjala), dhe unë do i mbaj qimet si një vullnet i hyjnisë,” tha ajo.

“Sjellja e veprimet e mia kanë më shumë rëndësi, jo pamja. E di që ky trup do të bëhet hi në fund. Kur të vdes, askush nuk do kujtojë se si dukesha. Por ndikimi do mbetet dhe ai nuk fokusohet tek pamja e jashtme.

Për mua nuk është e rëndësishme fytyra, por buzëqeshja dhe lumturia pas fytyrës,” shton ajo.

Ajo thotë se qimet i dolën në adoleshencë si rezultat i ndryshimit të balancës së hormoneve dhe tani kanë mbetur aty.