|

Stresi në shtatzani, e bën beben më të zgjuar

Stresi i nënës gjatë kohës së shtatzanisë, duket se ka efekte të dobishme më shumë se të dëmshme, por ai duhet të jetë i moderuar, vetëm në sasinë e mjaftueshme, pasi në këtë mënyrë ndihmohet në zhvillimin e trurit të fëmijës ende të palindur.

Prandaj, nënave u rekomandohet që gjatë shtatzanisë të mos bëjnë një pushim të plotë, por edhe të stresohen pak, nëse duan që të lindin një fëmijë me tru të zhvilluar, kuptohet, jo dhe shumë.

Këtë e pohon dr. Janet di Pietro e Universitetit Johns Hopkins në Baltimore të SHBA-ve, sipas të cilës në fakt, një stres i moderuar gjatë shtatzënisë, ka një efekt të dobishëm.

Ajo ka përfshirë në studim 112 gra shtatzëna të shëndetshme, të cilat janë monitoruar tre herë gjatë tremujorit të tretë të shtatzanisë dhe iu është kontrolluar statusi i fetusit.

Nga të dhënat e mbledhura, është gjetur se gratë me nivele më të larta të stresit gjatë shtatzënisë kanë treguar lëvizje më të gjalla të fetusit.

Hipoteza më e mundshme është që kortizoli, hormoni që çlirohet gjatë stresit, ka një rol në maturimin e trurit të fëmijës.

Etiketa: , ,