Stresi: Ja pse u arratisa

Stresi: Ja pse u arratisa

Stresi: Ja pse u arratisaVetë këngëtari i njohur me emrin e artit Stresi ka zgjedhur që të sqaroj opinionin publik për arratisjen e tij. Këtë veprim, Stresi thotë se e ndërmori për shkak të padrejtësisë, pasi u shoqërua pa asnjë raport. Ndërkohë thekson se arrestimi i tij ishte politik.

“Ika nga Komisariati se pashë padrejtësi, u shoqërova në komisariat pa raport shoqërimi pa asnjë të drejtë si qytetar i Shqipërisë.

Çdo gjë u bo e madhe si bindje politike. S’dua me u bo i bezdisshëm, por nuk më trembni dot, jo me 5 vjet, po me 25. Hahahah. Thuhet kam ik ne Zvicër, jo, jo, jo, jam nëpër Tiranë…”, sqaron Stresi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.