Strakosha korr dy fitore në miqësoret me Moldavinë U-19

Strakosha korr dy fitore në miqësoret me Moldavinë U-19

Strakosha korr dy fitore në miqësoret me Moldavinë U-19 Ka fituar te dyja ndeshjet rresht kundër kombëtares Moldave kombëtarja jonë U-19 nën drejtimin e trajnerit Foto Strakosha.

Ndeshja Shqipëri- Moldavi e ditës së enjte, e luajtur në stadiumin e qytetit te Kavajës është mbyllur me rezultatin 1-0 ndërsa ajo e ditës së shtunë, e luajtur në stadiumin e qytetit të Lushnjës është mbyllur me një rezultat më të thelle: 3 gola nga djemtë kuqezinj dhe asnjë gol të pësuar, pra me rezultatin 3-0.

kjo është një periudhe prove dhe testimi për lojtarët e brezit të vitit ’95, i cili na bën optimiste për të ardhmen. Grupi ende nuk është përcaktuar plotësisht, por këto ndeshje na ndihmuan mjaft në qartësimin e ideve dhe vlerësimin e elementeve që ky grup ka në përbërje”, është shprehur trajneri i ekipit, Foto Strakosha.

Kjo bazohet në përzgjedhjen e një numri jo te vogël elementësh dhe në cilësinë e lojës e cila doli në pah në dy ndeshje radhazi. Veçanërisht cilësore ishte pjesa e parë e ndeshjes së ditës së shtunë, në qytetin e Lushnjës. Gjithsesi, ky ishte një test më se pozitiv në të gjitha drejtimet.