Stone: Më shumë kujdes për veten dhe jo kururgji plastike

Stone: Më shumë kujdes për veten dhe jo kururgji plastike

Stone: Më shumë kujdes për veten dhe jo kururgji plastikeAktorja Sharon Stone e cila është dalluar gjithnjë për bukurinë e saj, me kalimin e viteve as nuk mund t`i shmanget plakjes.

Edhe pse është paragjykuar nga shumë persona për pjesëmarrjen e vazhdueshme nëpër filma, aktorja pranon se nuk i ka kushtuar rëndësi pasi jeta është bukur dhe dëshira për të bërë atë që dëshiron ose ushtrimi i profesionit tënd nuk varen nga mosha. Pasi pranoi të pozonte për revistën e famsheme amerikane ` NEW YOU` , Sharon dha një interviste.

Në çdo përgjigje që ajo jepte shfaqej si një femër e bindur, e vendosur dhe pa frike nga kalimi i viteve. Aktoja zbuloi se pavarësisht se plakja është e pashmangshme , ajo bëntë më të mirën e saj të qëndronte në formë duke u kujdesur për veten.

Me këtë rast Sharon tregoi ofertat e ndryshme që kishte pasur nga kirurgë plastik, të cilët i kishin ofruar operacione por të gjithë ishin refuzuar. Këtë vendim aktorja e shpjegon duke thënë se një kirurgji plastike të rinon për momentin, por të plak shumëfish pas disa kohësh, si dhe ka pranuar se reliteti është ky dhe ajo s`mund të ndryshojë.

Në fund të intervistës Sharon i bëri thirrje të gjitha femrave të kujdesen më shumë për veten e tyre gjatë rinisë, dhe të bëjnë më pak kirurgji plastike në moshën e mesme.