4757

Stine në lidhje dashurie me Lil Vlorën

Ernest Duka, i njohur Stine, ka konfirmuar për “Express” se është në lidhje dashurie me reperen nga Tetova, Vlora Islami, e njohur me emrin artistik si Lil Vlora.

“Patjetër që jam në lidhje me të. Madje këtë do ta bëjë publike të shtunën në njërën nga gazetat e Tiranës, ku do kem një intervistë”, ka thënë Stine.

Këngëtari nga Shqipëria njihet me bashkëpunimet e tij me këngëtarë si Ingrid Gjoni, Tingulli i 3nt, Big Basta, e të tjerë.