Stevo Pendarovski: Unë jam kandidati i LSDM-së për kryetar shteti

Stevo Pendarovski: Unë jam kandidati i LSDM-së për kryetar shteti

Stevo Pendarovski: Unë jam kandidati i LSDM-së për kryetar shtetiProfesori dhe analisti Stevo Pendarovski, ka pranuar se ai është kandidat i LSDM – së për kryetar shteti.

Ai në një bisedë telefonike për Press 24 ka pohuar se ka marrë ofertë të jetë kandidati i vetëm i LSDM – së për president shteti në Konventën partiake, dhe se një gjë të tillë tashmë e ka pranuar.

“Më thanë se jam propozuar nga 76 organizata komunale dhe se e kam përkrahjen më të madhe kundrejt të tjerëve nga baza partiake. Pas kësaj, solla vendimin për të pranuan ofertën, kurse tashmë fillojnë procedurat partiake”, – ka thënë Pendarovski.