Steve_Jobs_727291635

Steve Jobs dha dorëheqje, Cook e zëvendëson

Steve Jobs ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv të Apple, pas pothuaj 14 viteve karrierë të jashtëzakonshme ranë kompanisë që ka bashkë-themeluar në vitin 1976.

Bordi i drejtorëve të Apple ka thënë në një deklaratë se Jobs është emëruar drejtor i bordit të Apple, ndërsa Tim Cook që ka qenë më parë COO i kompanisë, tani ka marrë rolin e Jobs si CEO i Apple dhe anëtarë i bordit.

“Vizoni i jashtëzakonshëm i Steve dhe lidershpi i tij ka ruajtur kompaninë Apple dhe e ka udhëhequr atë në pozitën e të qenit kompania më inovative dhe më e vlefshme teknologjike në botë” tha drejtori i Apple dhe drejtori i Genetech, Art Levinson. “Steve ka dhënë kontribute të panumërta në suksesin e Apple dhe ai ka tërhequr e inspiruar punëtorët kreativ të kompanisë dhe një ekip ekzekutiv të kasti botëror. Roli i tij i ri si drejtor i bordit të Apple do ta shfaq atë sërish të ndërlidhur me informacione unike, kreativitet dhe inspirim”.

Jobs dorëzoi dorëheqjen e tij të mërkurën dhe u ka rekomanduar fuqishëm bordit që të implementojë planin e tij të suksesit, duke përfshirë Tim Cook si CEO të kompanisë.

Prania e parë e Jobs në Apple filloi në momentin e themelimit të kompanisë me 1 prill 1976, kur ai punonte me Steve Wozniak për të shitur kompjuterin personal Apple. Bashkë-themeluesi Ronald Wayne u largua shumë shkurt pas kësaj, por Jobs e Wozniak ecën tutje për të shtyrë revolucionin e kompjuterëve personal me makina që ishin në mesin e të parave që përdornin ndërfaqe grafike, dhe në këtë mënyrë sfidonin udhëheqjen e IBM në segmentin e prodhuesve të PC’ve.

Jobs dha dorëheqje nga Apple në vitin 1984 pasi pati disa diskutime me bordin e drejtorëve, dhe themeloi më pas platformën kompjuterike zhvilluese NeXT dhe ndihmoi Pixar Animation Studios. Ai u rikthye në Apple në vitin 1996 si rezultat i blerjes së NeXT nga kjo kompani, dhe më pas u zgjodh si CEO i brendshëm në vitin 1997, dhe CEO permanent në vitin 2000.

Ndikimi i tij i dytë në Apple ishte më i suksesshëm se i pari. Jobs shpëtoi kompaninë Apple prej jorëndësisë së produkteve të saja duke shtuar shkronjën “i” në kuadër të produkteve si iMac, iPod, iPhone dhe iPad – dhe më pas e referoi vetën në vitin 2000 si iCEO i Apple.

Në vitet e fundit, shëndeti i Jobs e ka shtyrë atë të mungojë disa herë nga detyra e tij si CEO. AI më pas u diagnostifikua me kancer në pankreas dhe në publik u shfaq me shëndet të shumë të dobët.

Në vitin 2009 ai bëri një transplanto të mëlçisë dhe sot dha dorëheqje nga detyra e tij si iCEO. Cook tani do të ketë një detyrë të vështirë për t’i mbushur këpucët e Jobs, duke sjellë në treg revolucione si iPhone, MacBook Air e iPad. /pcworldalbanian