Stefan Fyle përshendet konsensusin politik në Maqedoni

Stefan Fyle përshendet konsensusin politik në Maqedoni

Stefan Fyle përshendet konsensusin politik në MaqedoniMarrëveshja politike e arritur ditën e djeshme në Shkup, e cila lidhet me miratimin e raportit për “24 dhjetorin” është përshëndetur nga eurokomisioneri për zgjerin i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle.

“Përshëndes mbylljen me sukses të punës së Komisionit për hetimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit me miratimin e raportit final, përmes koncensusit dhe përkrahjen e të gjithë anëtarëve të komisionit”, thuhet në deklaratën me shkrim të evrokomisionerit Fyle.

Sipas tij, kjo tregon se mund të arrihen vendime konstruktive përmes vullnetit politik, dialogut dhe kompromisit.