Stefan Fyle nesër në Prishtinë

Stefan Fyle nesër në Prishtinë

Stefan Fyle nesër në PrishtinëKomisioneri për shtrirje i BE, Stefan Fyle nis sot vizitën në Beograd në kuadër të së cilës do të bisedojë me krerët shtetërorë serb mbi hapat e ardhshëm të Serbisë në rrugën drejtë BE dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit me Prishtinën.

Komisioneri pritet të bisedojë me presidentin Nikolic, me qeverinë dhe anëtarët e parlamentit mbi situatën aktuale dhe hapat e ardhshëm lidhur me fazën e re në të cilën po hynë Serbia në negociatat për përafrim me BE dhe vendimin e Këshillit të Evropës prej 28 qershorit mbi hapjen e negociatave, shkruan AS.

Ndërkaq, të enjten Fule pritët të vizitojë edhe Prishtinë, ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë shtetëror, por gjithashtu me një fjalë rasti do t’i drejtohet edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.