Stefan Fule në Maqedoni

Stefan Fule në Maqedoni

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fule ka mbërritur në Shkup në kuadër të një vizite zyrtare me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit . Ai është i ftuar nga zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, i cili është organizator i Konferencës me temë.

Në këtë konferencë pritet pjesëmarrja e personaliteteve të tjera ndërkombëtare, pjesëmarrja e paralajmëruar e kryeministrit Nikolla Gruevski si dhe e liderëve politike.

Fule në një intervistë për një të përditshme maqedonase ka deklaruar se BE nuk dëshiron të ketë problemin e emrit, por kërkon zgjidhje. Ai ka theksuar se vizita e tij në Maqedoni nuk do të jetë rutinë, por në kohën e duhur. Ai gjithashtu ka shprehur vlerësime pozitive lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni.

Ndërkohë hakerat maqedonas kanë sulmuar një faqe të qeverise greke. Po ashtu javën e kaluar, hakerat kanë sulmuar faqen e internetit të familjes mbretërore të Greqisë, si dhe faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.