Xhavit-Haliti

Statusi i veriut, paralajmërim mes rreshtave

Udhëheqësi i përkohshëm i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, konsideron se intervenimi i policisë për ta rikthyer kontrollin kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak ka bërë që Kosovës t’i vijë era vërtet shtet.

Ai në një intervistë për gazetën Koha Ditore e pranon se Kuvendi ka pasur informacione se strukturat paralele serbe do t’i sulmonin njësitet e Policisë Speciale posa të futeshin në veri, por nuk ka shpjegim pse uniformat blu janë futur në atë zona pa logjistikë mbrojtëse.

Megjithatë nuk dëshiron që ta frikësojë as ligështojë askënd, Haliti thotë se qendrat e vendosjes në botë janë duke dhënë sinjale se dhënia e një statusi special të administruar nga Kosova do të ishte zgjidhje e problemit të veriut.

Nisur nga kjo, ai e sheh tepër të nevojshme që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja të dalin me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje, pasi vetëm në atë mënyrë, sipas tij, zgjidhja, e problemit të veriut do të bëhej më e lehtë.

Ndërkaq, duke folur rreth punës së Kuvendit, gjegjësisht pushimit të legjislativit në këtë periudhë të zhvillimeve në veri të vendit, Haliti shprehet i bindur se Kuvendi, edhe pse është në “pushim të përgjysmuar” ka qenë dhe është i gatshëm të mblidhet kurdo që kryeministri Thaçi do të kërkonte një gjë të tillë.

Rrjedhimisht, sipas tij, Kuvendi nuk është bërë pengesë për veprimet politike dhe ekzekutive të Thaçit, ani pse shefi i Qeverisë i ka kritikuar deputetët, se nuk kanë marrë shembull nga kolegët në Serbi, për të qenë në detyrë në situata jo shpesh të përsëritshme, siç ka qenë ajo e 25 korrikut.

Si deputet i katër legjislaturave, ai ka bindjen se në Kuvend është trashëguar një lloj komoditeti dhe mospunë e përmasave qysh punojnë parlamentet tjera, por beson se në të ardhmen do të tejkalohen disa procedura burokratike që parashihen me Rregullore të punës së Kuvendit, dhe ky organ do të bëhet më fleksibil në punën e tij,

Haliti ka paralajmëruar se vetëm më 29 gusht do të miratohen në procedurë të përshpejtuar 13 projektligje që kanë dalë si obligim nga Raporti i progresit i Komisionit Evropian.

  • Geci

    O more Kriminel se ti Je njo prej atyre qe i perkrah dhe ju jep informataShokve tu te veriut (Qetnikeve )
    Ti je krimineli numer 1 ne Kosov e ti po don me tregu diqka me shoket tu