Starton sot festivali “Tirana Jazz and World Music Festival”

Starton sot festivali “Tirana Jazz and World Music Festival”

Starton sot festivali “Tirana Jazz and World Music Festival”“Tirana Jazz and ËWrld Music Festival” starton sonte në Tiranë dhe këtë vit shënon dhe edicionin e dytë të tij. Me një pjesëmarrje artistësh të njohur, ky eveniment kësaj here do të mbledhë adhuruesit e muzikës jazz, në Pallatin e Kulturës, në datat 16-17-18 korrik, por nuk do të mungojë dhe në Apolloni të Fierit.

Besim Pterela, drejtor artistik i festivalit, u shpreh se do të jetë një eveniment, që do të mbahet mend në kujtesën e atyre që do të ndjekin këtë festival. “Në një Tiranë thuajse bosh, pa aktivitete artistike në pikun e sezonit veror, do të ketë një plotësim të jetës artistike.

Ne me festivalin mendojmë që për disa net me radhë të sjellim një atmosferë që do të jetë e mbushur me tinguj muzikorë të rrymës jazz”, tregon drejtori Besim Petrela. Organizatorë të festivalit janë “Free Media” dhe “Syri Blu”, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe ambasadave të SHBA-ve, Gjermanisë, Italisë, Izraelit, Turqisë, Zvicrës.  “Festivali synon traditën, të jetë një event jazz ndërkombëtar, por është i rëndësishëm sepse në verë pothuajse nuk ka asnjë aktivitet në Tiranë”, theksoi dhe njëherë drejtori i festivali Besim Petrela.

Në edicionin e tij të dytë, “Tirana Jazz and World Music Festal” (TJWMF) në skenë do të paraqiten Gjon Guralumi, Ervin Dhimo me bandat respektove, ndërsa të huaj Cazova Duo, Enzo Rocco e Carlo Actis Dato, Amir Gëirtzman, Shawn and the Wolf, me muzikantët e tyre. Grupi shqiptaro-zviceran i Guralumit, tashmë i njohur në Zvicër do të shfaqet gjithashtu në Tiranë. Gjon Guralumi, një ndër shtyllat e grupit, ka lindur në Tiranë dhe ka studiuar piano klasike. Me ardhjen e tij në Zvicër ai studion në Shkollën e Muzikës jazz të Lozanës (EJMA) për të zgjeruar horizontin e tij muzikor.

Gjon është themeluesi kryesor dhe kompozitori i projektit “Jazz Guralumi shqiptar”. Guralumi është bërë referencë zvicerane për stilin e muzikës ballkanike në lëmin jazz dhe është shumë i adhuruar nga komuniteti shqiptar në Zvicër. Grupi i Guralumit arrin të përziejë energjikisht tema tradicionale folklorike shqiptare dhe ritmet me ngjyra të muzikës moderne, funk, xhaz, rock. Muzika e këtij grupi derdh kreativitetin duke bashkuar melodi tradicionale shqiptare me fuqinë dhe energjinë e muzikës groove dhe jazz.