Starton Londër 2012

Starton Londër 2012

“Le të fillojnë lojërat”. Me këtë frazë të mbretëreshës Elizabeta II dhe ndezjen e flakës, pas një ceremonie elektrizuese në Londër startuan Lojrat Olimpike, të tretat që zhvillohen në Britaninë e Madhe që nga viti 1908.

Kryeqyteti i Britanisë së Madhe për më tepër se 4 orë ofroi një spektakël të madh për miliona teleshikues në të gjithë botën duke risjellë historinë e një shekulli.

Me mijëra sportistë janë gati për të nisur garat, ndërsa liderë të vendeve pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë ndoqen nga afër ceremoninë.

Hapja përfshinte koreografinë e saj historinë e Britanisë duke nisur nga epoka e industrializmit deri në ditët e sotme.
Një rol të veçantë pati edhe komediani i njohur Rowan Atkinson ose i njohur ndryshe si Mr.Bean, i cili nuk ka la pa shkatuar të qeshura tek shikuesit.

Aktori i njohur britanik Daniel Craig që së fundmi ka luajtur agjentin sekret më të famshëm në Botë, James Bond ishte i pranishëm gjithashtu. E vecanta e rolit të tij kishte pjesmarrjen aq shumë të pritur të Mbretëreshës së Anglisë, Elizabeta II, e cila simuloi edhe një hedhje nga helikoperi së bashku me aktorin, teksa pak caste më pas u pa në tribunën kryesore se bashku me bashkëshortin e saj Princin Filip.

Nuk munguan sir Pol Mcartney, Muhamed Ali, David Beckham, Artick Monkeys etj. ndersa flaka olimpike per here te pare ndizej ne qender te stadiumit. Pasi u soll jashte stadiumit me nje motorskaf te drejtuar nga Beckham, flaka u percoll brenda impiantit nga 5 here fituesi i Medaljes se Arte Olimpikee, Sir Steve Redgrave qe ia kaloi nje grupi atletesh te rinjsh qe paten nderin ta conin ate deri ne destinacionin final, nje grup pishtaresh gjigande, ku do te qendroje e ndezur per te shoqeruar lojrat ne 17 ditet e ardhshme.

Muzika ndër vite kishte një vend të vecantë e shoqeruar së bashku me ngjyrat e shumta që pëfshinë stadiumin Olimpik të Londrës, pa lënë mënjanë fishekzjarret dhe efeketet e ndricimit që lanë të mahnitur të pranishmit në shfaqje, por jo vetëm, dhe teleshikuesit që e ndoqën në kohë reale evenimentin më të madh sportiv në botë.

Parakalimi i delegacioneve pjesëmarrëse ishte gjithashtu nje nder pjeset kryesore te hapjes teksa atletët dhe stafet filluan te prezantoheshin me një xhiro rreth pisës së stadiumit.

Delegacioni shqiptar parakaloi i treti në radhë, me peshëngritësen, Romela Bega ne krye që mbante edhe Flamurin Kombëtar ne duar.

Tashme vendin e ze kompeticioni. Lojrat filluan ne menyren me te mire te mundshme, ndërsa Londra e dha sinjalin e saj te pare, qe do te jete nje Olimipadë e paharrueshme.