Stacey Kibbler

Stacy Keibler, e dashura e re e Clooney

Raportohet se George Clooney po takohet me modelen 31 vjeçare Stacey Kibbler, e cila është e njohur edhe në WWE si një mundëse (wrestler).

Aktori – i cili i dha fund lidhjes me modelen italiane Elisabetta Canalis – është afruar me ish-yllin e WWE dhe pjesëmarrësen në Dancing With the Stars, Stacy Keibler dhe së bashku kanë disa ditë në shtëpinë e tij afër liqenit të Komos.

Gjatë pushimit romantik 31-vjeçarja Keibler ka shkruar në Twitter se “është në parajsë”.

Burimet thonë se George dhe Stacey janë prezantuar nga miq të përbashkët dhe ndërsa argëtohen së bashku, asnjëri perej tyre nuk po kërkon për një angazhim të madh.