Lajme.Org » Sport

Blatter, largohu!
Ish nënkryetari i FIFA-s, Lennart Johansson, i ka bërë thirrje presidentit aktual Sepp Blatter të tërhiqet nga detyra. Suedezi, i cili ishte në krye të UEFA-s nga 1990 deri 2007, thotë se Blatter nuk është duke bërë sa duhet dhe ka ardhur koha të tërhiqet. Për pasardhës të zviceranit, ai e përkrah Michel Platinin.

Ish nënkryetari i FIFA-s, Lennart Johansson, i ka bërë thirrje presidentit aktual, Sepp Blatter, të tërhiqet nga detyra. Johansson humbi zgjedhjet presidenciale më 1998 nga Blatter, i cili është në fuqi nga ajo kohë dhe vitin e kaluar ishte pa kundër-kandidat, kur siguroi një mandat të ri katërvjeçar.

“Nuk mund të jetë që vetëm një njeri të diktojë dhe të marrë të gjitha vendimet rreth futbollit botëror,” tha Johansson për BBC World Service. “Duhet bërë shumë më tepër se kaq dhe mendoj se duhet larguar njeriun në fjalë”, shtoi ai.

Suedezi theksoi se ish kapiteni i Francës, Michel Platini, i cili e zëvendësoi atë në postin e presidentit të UEFA-s më 2007, do të ishte kandidat ideal, në vend të Blatterit, në krye të shtëpisë botërore të futbollit.

“Mendoj se Platini është njeriu më i përafërt nga ai i cili kërkohet për këtë post. Ai është munduar të jetë i drejtë, ai ka mendje të hapur, lejon diskutime dhe i respekton vendimet e marra nga shumica”, vazhdoi Johansson.

I pyetur për mendimin e tij për 75 vjeçarin Blatter, Johansson – i cili ishte president i UEFA-s nga 1990 deri 2007 – tha: “Nuk e dua, nuk i kalojmë Krishtlindjet së bashku, por respektoj njohurinë e tij. Thjesht nuk më pëlqen diktatura e tij. Disa do ta respektojnë, por shumica do të thonë se nuk është i mirë. Nuk është lehtë ta admironi ose respektoni”.

Zgjedhjet e fituara nga Blatteri

1998: Lennart Johansson tërhiqet pas rrethit të parë të votave dhe i mundëson Blatterit të ketë epërsi të paarritshme.

2002: Blatter mposht sfiduesin e tij Issa Hayatou, president i Konfederatës Afrikane të Futbollit.

2007: Fiton zgjedhjet pa kundër-kandidat.

2011: Rivali Mohamed bin Hammam tërhiqet pas suspendimit të tij për shkak të akuzave për blerjen e votave për përzgjedhjen e nikoqirit për Kampionatin botëror 2022 në Katar, duke lënë Blatterin pa rival.

Reali në lidhje me mafinë
Futbollistë të Real Madridit, përfshirë Cristiano Ronaldon, janë të afërt me të arrestuarin Lauro Sanchez Serranon, njëri prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë. Revista spanjolle Interviu ka njoftuar për lidhjet e ngushta të futbollistëve madrilenë me Serranon, i cili u bënte ‘dhurata’ atyre në shkëmbim për një ulëse në sektorin VIP të stadiumit Santiago Bernabeu.

Komplikohet dhe turpërohet edhe më tepër Real Madridi. Sikurse nuk mjaftonin kritikat ndaj trajnerit Jose Mourinho, njoftimet për përçarje mes tij dhe futbollistëve, por tani është shfaqur një problem i ri.

Problem që, si shpeshherë, nuk ka të bëjë me rivalin e tyre, Barcelonën. Revista spanjolle Interviu ka publikuar një shkrim, ku akuzon disa nga lojtarët e Real Madridit për lidhje me rrjetin mafioz kolumbian, përkatësisht kreun e këtij rrjeti, Lauro Sanchez Serrano, i arrestuar së fundmi nga policia spanjolle.

Serrano llogaritet si njëri prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë dhe në një rast të kaluar i janë sekuestruar 276 kilogramë kokainë dhe shuma të konsiderueshme parash prej 27 milionë eurosh.

Po ashtu edhe makina dhe shtëpi me vlerë prej 200 milionë eurosh. Serrano thuhet se ka pasur kontakte me disa prej futbollistëve kryesorë të Realit, përfshirë Cristiano Ronaldon dhe Lassana Diarran.

Por, në të kaluarën ishte i afërt edhe me ish mesfushorin e Realit, Guti dhe sulmuesin Raul Gonzales. Serrano thuhet se ka qenë edhe në mesin e mysafirëve në ndejën përshëndetëse nga futbolli të ish mbrojtësit të Real Madridit, Fabio Cannavaro në diskotekën El Buddha në Madrid.

Pikërisht Serrano thuhet se u ka bërë dhurata futbollistëve të Realit e për shkëmbim kërkoi një ulëse në sektorin VIP të stadiumit Santiago Bernabeu.

Raportohet se një ditë pasi që Cristiano Ronaldo ka nënshkruar me Real Madridin, portugezi e ka thirrur ne telefon Serranon, të cilit i ka kërkuar që t’ ia gjejë një shtëpi në Madrid. Serrano si mik i ngushtë i Ronaldos thuhet t’i ketë thënë se do të sigurojë shtëpinë, një femër, makinën dhe çfarëdo tjetër që ka nevojë.

Për më tepër, Interviu ka njoftuar se përveç miqësisë së futbollistëve të Realit me Serranon, ajo posedon disa dokumente, sipas të cilave disa prej tyre janë të përfshirë edhe në ‘bizneset’ e Serranos në trafikimin e drogës. Akuza jo pak të rënda. Kurse në klubin madrilen mbizotëron një heshtje absolute.

Ferguson: Vështirë ndaj Chelseat
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke pritur që ndeshja ndaj Chelseat të dielën të jetë më e mbyllur se sa takimet e mëparshme mes dy skuadrave.

“Ndeshja e kaluar kur ne fituam 3-1 ndaj Chelseat në Old Trafford ishte vërtet ndeshje e çmendur. Ka mundur të përfundojë 20-18. Nuk mendoj se do të jetë kështu të dielën. Do të jetë shumë lojë e mbyllur”.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Në shtatë vitete e fundit, kanë qenë disa ndeshje tmerruese me Chelsean”, potencoi Ferguson.

Berisha në radarin e Copenhagenit
Njëri nga klubet më të mëdha në Skandinavi, FC Copenhagen i ka vënë syrin talentit kosovar Valon Berisha.

Sipas televizionit norvegjez TV2, klubi danez po vëzhgon disa lojtar në Norvegji, derisa në mesin e tyre është edhe mesfushori i ekipit norvegjez Viking. Së fundi Berisha është zgjedhur talenti i vitit 2011 në Norvegji nga televizioni TV 2, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me skuadrën e Vikingut në elitën e futbollit norvegjez.

Berisha, i cili llogaritet si njëri ndër talentët më të mëdhenj në këtë vend, debutoi edhe me Kombëtaren A të Norvegjisë në muajin e kaluar.

Trepça ’89 angazhon edhe Osmanin
Mesfushori Shemsi Osmani (i mesmi në foto me ish-bashkëlojtarët e Prishtinës) ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën mitrovicase Trepça ’89. Kështu ka bërë të ditur të premten zyrtari i klubit “xehetar”, Ilir Bojku.

“Me Shemsi Osmanin kemi nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Presim angazhim maksimal nga futbollisti dhe besoj se do të na ndihmojë për t’i arritur synimet tona. Kemi angazhuar edhe Fahredin Durakun si koordinator të shkollës së futbollit, pasi kemi besim në punën e tij. Synimet tona janë të luftojmë për titull të kampionit”, ka thënë Bojku.

Trepça ’89 më herët ka transferuar edhe Berat Hysenin, Liridon Ahmetin, Kastriot Rexhën e Bashkim Shalën.

Osmani deri më tani ka luajtur për Prishtinën. “Xehetarët” një fazë përgatitore para nisjes së stinorit pranveror do ta zhvillojnë në Durrës. Mitrovicasit në Durrës do të udhëtojnë të shtunën (sot), ndërsa në qytetin bregdetar të Shqipërisë do të qëndrojnë 14 ditë.

Salihi do të luajë me DC United të Uashingtonit
Klubi i futbollit i Uashingtonit, DC United njoftoi se ka blerë futbollistin 28 vjeçar nga Shqipëria, Hamdi Salihi.

Futbollisti i talentuar Hamdi Salihi do t’i shtohet zyrtarisht formacionit të ekipit të Uashingtonit pas marrjes së vizës pas disa javësh.

Menaxheri i ekipit, Dave Kasper shprehu kënaqësi që u arrit marrëveshja për përfshirjen e Salihit në ekip duke shtuar se Salihi është një ndër sulmuesit me përqindje të lartë të golave të shënuar.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar 163 gola në 289 ndeshje profesioniste. Sipas politikës së klubit DC United kushtet e blerjes nuk janë bërë të ditura. Por ai do të ketë të garantuar një kontratë dy vjeçare. Hamdi Salihi luante deri tani me ekipin Rapid të Vjenës.

Në sezonin e fundit me të, ai ka shënuar 11 gola në 15 ndeshje. Hamdi Salihi e filloi karrierën me Vllazninë e Shkodrës në vitin 2002. Ai është lojtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë me të cilën ka shënuar 9 gola në 37 ndeshje.

Dortmundi lider, presion për Bayernin
Borussia Dortmund është lideri i ri në Bundesliga, pas fitores prej 2-0 në transfertë te Nurnbergu, teksa presioni mbi përcjellësit vazhdon të rritet.

Dortmundi e dominoi sfidën edhe pse ishte relativisht e bllokuar në pjesën e parë, më shumë për shkak të kushteve të rënduara klimatike.

Sebastian Kehl në pjesën e dytë e kaloi në epërsi Dortmundin për 1-0, teksa Lucas Barrios dyfishoi epërsinë që ishte dhe rezultati përfundimtar i takimit (82’).

Me fitoren e katërt radhazi Dortmundi ka 43 pikë në vendin e parë, kurse në pozitën e dytë është Bayerni i Munichut së bashku me Schalken që kanë nga 40 pikë. Bayerni i shkon Hamburgut të shtunën, kurse Schalke pret Mainzin.

Bobby Charlton e dëshiron Messin te United
Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton, do të dëshironte ta shihte yllin e Barcelonës, Lionel Messi në fanellën e Djajve të Kuq nga Old Trafford.

Sidoqoftë, legjenda e United pranon se një transfer i tillë do të ishte i vështirë, përkundër dëshirës së tij të zjarrtë.

“Messi do të ishte i mrekullueshëm për secilin ekip…Unë vërtet dyshoj nëse dikush mund ta josh atë që të largohet nga Barcelona, por nëse dikush mund, atëherë do ta marrë lojtarin më të mirë në botë. Të gjithë e dinë se ai është lojtar i mrekullueshëm”, theksoi Charlton për Daily Express.

Alonso rikthehet në stërvitje
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka marrë lajme të mira para ndeshjes ndaj Getafes që zhvillohet të shtunën, pasi mesfushori Xabi Alonso vazhdoi rregullisht stërvitjen.

Ish-ylli i Liverpoolit nuk u stërvit të martën dhe të mërkurën për shkak të një lëndimi muskulor dhe ekzistoi frika se ai nuk mund të paraqitej ndaj rivalëve lokal për shkak të këtij dëmtimi.

Sidoqoftë, Los Blancos kanë konfirmuar në faqen zyrtare se Alonso ka vazhduar me stërvitjet rregullisht dhe se mesfushori pritet të luajë në sfidën që zhvillohet në Coliseum Alfonso Perez.

Ranieri: Lëndimi i Sneijder më frikësoi
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka pranuar se ai ishte frikësuar për një lëndim më afatgjatë të holandezit Wesley Sneijder pas dëmtimit të pësuar në supersfidën ndaj Palermos në mesjavën e kaluar.

“Të gjitha testet ishin negative. Faleminderit Zotit që ai është mirë, pasi isha vërtet i frikësuar”.

“Si trajner unë kurrë nuk dëgjoj gjëra të mira, më shumë dëgjoj gjëra negative. Por, unë kam pasur besim në Militon dhe tani ai ka filluar ta tregojë fytyrën e vërtetë”, tha Ranieri.

Mourinho të kthehet te Chelsea
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron të rikthehet te Chelseat në fund të sezonit.

Portugezi raportohet se do të largohet nga gjiganti spanjoll gjatë verës për t’u rikthyer në Angli. Dhe fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve, i cili ka fituar gjashtë trofe brenda tre vitesh në Stamford Bridge, dëshiron të rikthehet te puna e vjetër.

“Jose do të pranonte të kthehej te Chelsea. Ai e di se gjërat janë përzier atje tash. Ai po ashtu e di se do të jetë vështirë të kthehet dhe të ketë të njëjtin ndikim siç e kishte më herët”, ka zbuluar një burim i afërt me Mouirinhon për The Sun.

Pengesa kryesore për rikthimin e Mourinhos mund të jetë se ai kësaj here do të kërkojë nga pronari Roman Abramovich t’i japë kontroll të plotë në çështjet e skuadrës, të liruar nga çdo ndërhyrje.

Lazio, Cana në listën e Europa League
Rezulton një bllof lajmi i dhënë disa kohë më parë nga mediat italiane, sipas të cilave, Lorik Cana nuk do të përfshihej në listën e lojtarëve të Edi Rejas për ndeshjet e Europa League.

Fillimisht u mendua se dëmtimi i rëndë në shtyllën kurrizore që do ta mbajë jashtë edhe rreth 2 muaj, do ta linte jashtë Evropës kapitenin e kombëtares kuqezi, por mesa duket, trajneri italian ka besim në kontributin që mund të japë Cana, në rast se Lazio do të jetë ende në garë, edhe pse e pret një përballje e vështirë me Atletico Madrid.

Cana u dëmtua në transfertën e Sienas në fillim të Janarit, për shkak të një frakture në vertebra dhe periudha e rikthimit të tij në fushë, fillimisht u parashikua për 3 muaj.