Sponsorët arab ia “largon kryqin” Real Madrid-it

Sponsorët arab ia “largon kryqin” Real Madrid-it

Sponsorët arab ia “largon kryqin” Real Madrid-itSponsorë të ri sjellin edhe të ardhura për klubin mbretëror të Real Madrid-it por kësaj here jo edhe pa kompromise nga klubi spanjoll.

Presidenti i Realit, Florentino Perez ka bërë publike bashkëpunimin trevjeçarë të nënshkruar me „National Bank of Abu Dhabi“, njëra nga bankat më të suksesshme në botën arabe.

Edhe pse nuk janë bërë të ditura detajet financiare është e qartë se për këtë bashkëpunim “mbretërorët” do të inkasojnë një shumë të frytshme.

Por që ky bashkëpunim të bëhet realitet klubi mbretëror ka hjek dorë nga kryqi i cili gjendet në logon e këtij klubi.

Sidoqoftë kjo vlen vetëm për botën arabe, ku kartelat të kësaj banke do të jenë pa kryq, ndërsa në Evropë asgjë nuk do të ndryshon.