Spitali Amerikan pa leje funksionimi

Spitali Amerikan pa leje funksionimi

Spitali Amerikan pa leje funksionimiSpitali Amerikan i cili pritet që të fillojë punën me shërbime mjekësor pas disa muajsh, ende nuk ka marrë licencë nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë një varg kriteresh që duhet përmbushur ky spital për të pasur lejen e zhvillimit të veprimtarisë së tij. Por, ky nuk ka marrë as mundin që të kërkojë leje tek organet kompetente, shkruan e përditshmja Tribuna.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk do të jetë qendra e vetme rajonale e cila do të ofrojë shërbime për pacientët e saj. Kjo ngase afër saj ka një kohë që është ndërtuar Spitali Amerikan i cili pritet që të fillojë punën në fillim të vitit të ardhshëm. Ministria e Shëndetësisë shprehet se ende nuk ka pranuar ndonjë aplikacion për licencim nga Spitali Amerikan.

“MSH nuk ka pranuar aplikacion për licencim nga institucioni të cilit i referoheni. Dhe, përderisa MSh-së nuk i është paraqitur një kërkesë apo aplikacion për licencim, tash për tash, institucioni të cilit i referoheni nuk është subjekt i shqyrtimit nga MSh-ja”, ka thënë Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë..