largea_ceku-kusari-271348862609

Spekulim i ri: Kusari e Çeku në PDK

Janë quajtur nga të vjetrit e PDK-së edhe si ardhje me parashutë, por prurjet në formën siç u kyçën ish-gazetarët e Expressit në partinë e kryeministrit Thaçi do të vazhdojnë.

Sipas burimeve të mirinformuara, në PDK bëjnë me dije se është duke u përgatitur terreni që kësaj partie t’i bashkëngjitet edhe zëvendëskryeministrja dhe nënpresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ministri i FSK-së dhe kryetar i PSD-së, Agim Çeku.

Këto burime bëjnë me dije se Agim Çeku do ti bashkëngjitet PDK-së duke e shkrirë partinë e tij, me prirje të majtë, në partinë e Thaçit, që zyrtarisht, deklarohet si e djathtë.

Kurse Kusari-Lila do të ketë një rrugë tjetër për të bërë. Ajo, sipas këtyre burimeve, do të kyçet fillimisht në një lëvizje qytetare, përmes së cilës do të kalohet më pastaj në PDK.

Këto burime bëjnë me dije se Kusari-Lila e Çeku synojnë të zënë pozita nën Hashim Thaçin, të emërohen nënkryetarë të PDK-së.