Spartak Braho: Visho Ajazi Lika raporton të mërkurën në Komisionin e Sigurisë

Spartak Braho: Visho Ajazi Lika raporton të mërkurën në Komisionin e Sigurisë

Spartak Braho: Visho Ajazi Lika raporton të mërkurën në Komisionin e SigurisëKryetari i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se kreu i SHISH do të raportojë me kërkesë të opozitës.

“Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika do të raportojë të mërkurën në Komisionin e Sigurisë në lidhje me denoncimet në media për përgjimet që janë kryer nga ky institucion për drejtuesit e lartë të policisë, tatimeve dhe doganave por dhe deputetëve e politikanëve të mazhorancës”, u shpreh Braho.

Ndërsa grupi i PD-së në komisionin e sigurisë kërkoi seancë të posaçme me kreun e SHISH-it. Deputeti i PD-së Flamur Noka kërkoi që kreu i SHISH-it të japë shpjegime në lidhje me akuzat e Ministrisë së Brendshme për mosdhënie informacioni dhe jo për çështjet që kërkon shumica.

“Kërkojmë që kreu i SHISH të raportojë e të japë shpjegime për akuzat për mosdhënie informacioni në Ministrinë e Brendshme. Shumica kërkon t’i përfshijë të gjitha në rendin e ditës për të krijuar tymnajë ndaj veprimtarisë së SHISH. Për kërkesën që ka grupi i PD ndaj kreut të SHISH, qytetarët është e nevojshme të informohen” tha Noka.

Visho Ajazi Lika do të japë llogari përpara Komisionit të Sigurisë, pas kërkesës së PD-së, pas akuzave të ngritura nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Tahiri ka akuzuar SHISH-in se nuk ka dhënë informacione në lidhje me rastet e shpërthimeve me eksploziv. Një tjetër çështje për të cilën pritet të shprehet Lika është edhe procedura e emërimeve në SHISH, pas kërkesës së deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia.