Spanja shpallet kampion i Botes

Spanja kampione e Botës


Spanja shpallet kampion i BotesSpanja ka shënuar fitore ndaj Holandës, duke fituar kështu titullin e parë të kampionit të botës.

Kombëtarja e Spanjës shkruan historinë, duke u bërë për herë të parë kampion i botës. Spanjollët shënuan fitore pas 120 minutave me rezultat 1:0 në ballafaqimin e finales së botërorit ndaj Holandës. Iniesta ka qenë hero i fitores, i cili ka shënuar gol në minutën e 117-të. Iniesta që është mbret i kësaj fitore, duke i sjellë titullin e parë në histori Spanjës.

Në minutat e parë të ndeshjes Spanja ka pasur iniciativën në fushë, duke sulmuar në drejtim të portës së portierit holandez, Stekelenburg. Rasti i parë i spanjollëve vjen në minutën e pestë, kur Ramos pati rast të qind për qind por gjuajtjen ee tij me kokë e ndali portieri holandez, Stekelenburg, ndërsa topi i kthyer deri të Pique nuk ishte në gjendje që nga afërsia ta plasojë topin në rrjetë. Karakteristikë e pjesës së parë kanë qenë 30 minutat e parë të lojës, kur pesë futbollistë janë ndëshkuar me kartonë të verdhë, tre të Holandës: Van Persie, Van Bommel, De Jong dhe dy të Spanjës: Puyol e Ramos.

Çka do të thotë se ka qenë lopjë mjaft e ashpër nga të dyja kombëtaret, të cilat me ngulm kërkuan edhe golin e epërsisë. Në minutën e 37-të, futbollisti holandez, Mathijsen, ka pasur mundësi të shënoi, por nuk e qëlloi topin dhe rasti shkoi në pakthim. Gjatë 45 minutave të pjesës së parë spanjollët e patën më shumë topin në pronësi, por edhe raste më tepër. Në minutën e fundit të pjesës së parë të takimit, Robben si mjeshtër i vërtet nga 16-17 metra gjeti hapësirë duke dërguar goditje të fortë, që mezi portieri Casillas e dërgoi në korrne. Robben në minutën e 51-të dërgoi gjuajtje mjaft të fortë, por Casillas me sukses e përceptoi topin. Robben ka humbur rastin më të mirë të ndeshjes në minutën e 62-të. Sneijder me majë të syrit e ka vërejtur të pambuluar Robbenin, i vetmuar, por gjuajtjen e tij ia ka ndërruar sadopak kahjen portieri Casillas dhe ka shpëtuar gol të sigurt. Në minutën e 69-të, Holanda pati fat të madh. Nga gabimi i Heitingës, i cili nuk arriti të dëboi topin, më së miri përfitoi Villa, që më lehtë e kishte të shënoi sesa të huq, por gjuajtja e tij me mund të madh dëbohet në korrne nga portieri Stekenlenburg. Xavi për bukuri nga harkuar nga këndi, por Ramos me kokë nga afërsia gjuajti me kokë mbi portë pikërisht në minutën e 76-të. Robben i shkathët (në minutën e 83-të), me shpejtësi futet në 16-sh, por edhe njëherë Casillas më i suksesshëm dhe shpëtoi portën. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 0:0. Tashmë zhvillohet vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Fabregas në minutën e 95-të ka pasur rast të qind për qind, por portieri holandez ka intervenuar si hero.

Në minutën e 109-të Holanda mbeti pa një fuybollist, pasi Heitinga ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. Spanja kaloi në epërsi në minutën e 117-të me golin e kryeheroit Iniesta, i cili shënoi pas asistimit të Fabregasit. Spanja kampion bote, për herë të parë në historinë e saj. Spanja që pas trofeut të Evropës në vitin 2008, tashmë rrfëmben edhe kupën e Botës.