largea_kreshni1348909555

Spahiu apel deputetëve: Rrëzoni ligjin për Albpetrolin

Aleanca “Kuq e Zi” u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të mos miratojnë projektligjin për privatizimin e Albpetrolit. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu ka akuzuar kryeministrin Berisha se po tjetërson nëntokën.

“Sali Berisha po i ngec përgjegjësinë kolektive parlamentit për Albpetrolin. Ai mungon në çdo seancë që kryhet vepër penale duke hedhur gurin dhe duke fshehur dorën” ka theksuar ai.

Ai gjithashtu ka kërkuar verifikimin e të gjitha koncesioneve të minierave dhe të pasurive kombëtare. “Aleanca “Kuq e Zi” kërkon të të publikohen të gjitha të dhënat e koncesioneve dhe kompanive kontraktore si dhe të bllokohet çdo privatizim në 6 muajt e fundit të Berishës. Tjetërsimi i nëntokës është tradhëti kombëtare” shtoi më tej Spahiu.

Ndërsa ka shpallur strategjinë për energjinë dhe minierat, kreu i AK-së ka kërkuar edhe bashkimin energjitik Shqipëri-Kosovë. Ai ka kërkuar që specialistët dhe sindikatat e këtij sektori strategjik të bashkohen me aleancën për të bërë të mundur shfytëzimin sa më të drejtë të burimeve energjitike kombëtare.