deSot vazhdon dialogu teknik, Beogradi me kërkesa të njëjta

Sot vazhdon dialogu teknik, Beogradi me kërkesa të njëjta

deSot vazhdon dialogu teknik, Beogradi me kërkesa të njëjtaDialogu teknik i Prishtinës dhe i Beogradit vazhdon sot në Bruksel.

Zëvendësshefi i zyrës për Kosovën e njëkohësisht edhe kryetar i komunës së proklamuar serbe në Mitrovicë Kërstimir Pantiq ka thënë për RTS-në se përfaqësues të Beogradit do të insistojnë që Prishtina të mos kërkojë që paratë të derdhen në buxhet. “po qe se arrihet marrëveshja që të paguhet dogana, por ato të shkojnë në një llogari në ndonjë bankë të jashtme ashtu si do të merreshin vesh të dy palët”.

“Këto para do të përdoreshin për projekte të infrastrukturës në veri” ka thënë Pantiq i cili konsideron se duhet folur edhe për financimin e UNMIK-ut në veri.

Ai ka theksuar se “sqarimi se UNMIK do të ruajë rolin ekzekutiv dhe të vazhdojë së punuari me kapacitet të plotë është i pamundur sepse me disa nëpunës nuk mund t’iu përgjigjet të gjitha detyrave që ka para vetes.

Grupet e Prishtinës e të Beogradit pas bisedimeve të enjten dhe të premten e javës së kaluar nuk dhanë deklarata për medie e zëdhënësja e Catherine Ashton Maja Kocijançiç ka thënë se “është arritur lëfarë përparimi”.

Grupet po përgatisin takimin e radhës Thaçi – Daçiq.