Sot vazhdon dialogu në Bruksel

Sot vazhdon dialogu në Bruksel

Sot vazhdon dialogu në BrukselZyrtarët qeveritarë nga Prishtina dhe Beogradi sot do të takohen për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë. Sipas mediave serbe, temë do të jetë formimi i Asociacionit të Komunave serbe dhe harmonizimi i gjyqësorit “që siguron të drejtat dhe interesat e serbëve në sistemin e Kosovës”.

Këto informata thuhet se ia dhanë agjencisë Beta burimet diplomatike evropiane, të cilat nuk janë të sigurta nëse do të hapen temat tjera që nuk janë në rendin e ditës.

“Këto kanë të bëjnë kryesisht me çështjet e pasurisë së Serbisë në Kosovë, që u nis me tentimet e autoriteteve të Prishtinës për të nacionalizuar Trepçën, si dhe shkarkimin e ministri serb në Qeverinë e Kosovës që u dënua nga Beogradin duke thënë se mund të ketë efekte në dialogun me Prishtinën në Bruksel”, raporton Beta, transmeton Telegrafi.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënës e “është i gatshëm të bisedojë për Trepçën” dhe se “do të flitet për këtë”, duke shtuar se “Prishtina nuk ia doli të dëshmojë se Trepça është pasuri e Kosovës”!

Autoritetet në Prishtinë janë deklaruar se nuk do të flasin për këto çështje, pra për pronën e Kosovës, ndërsa Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini po ashtu ka kërkuar që të “mos mprehët çështja e Trepçës”.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se gjykatat në Veri do të funksionojnë krejtësisht bazuar në ligjet e Kosovës. Ndërsa, në komunikatën për shtyp të lëshuar nga kabineti i Mogherinit, thuhet se dy kryeministrat do rishikojnë progresin e arritur deri më tani në dialog dhe se do të vendosin si të shkohet tutje me proces të normalizimit të raporteve. Andaj, takimi i së hënës pritet të ketë më shumë karakter njoftimi dhe informimi për të ardhmen.

Zyrtarëve evropian e konsiderojnë këtë takim si diç më shumë formale sesa substanciale.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka thënë se takimi në Bruksel do të jetë njëfarë rishikimi i asaj se çfarë është arritur nga marrëveshjet e çka jo, sikurse edhe çfarë do duhej bërë më tutje. Janjiq ka thënë se Mustafa është negociues serioz dhe se, sipas tij, dialogu me të do të jetë shumë më sfidues sesa ai me Hashim Thaçin, pasi që “Mustafa që nga mosha e re ka praktikuar edhe gazetarinë, por edhe me politikën”. /Telegrafi/