Sot pasdite merret vendimi për imamët

Sot pasdite merret vendimi për imamët

Sot pasdite merret vendimi për imamëtPër 15 të dyshuarit, shumica prej tyre imamë, të arrestuar të mërkurën, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, vendimi pritet të merret sot, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur ditën e djeshme.

Gjasat që sot të përgatitet vendimi
Ata të enjten ishin sjellë në Gjykatën Supreme nga forca të shumta të policisë, ku është mbajtur seanca dhe shqyrtimi të kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Avokati Mahmut Halimi, mbrojtës i imamit Enis Rama, ka bërë të ditur se vendimi është shtyrë për 48 orë mbajtje, duke thënë se ka gjasa që sot do të përgatitet vendimi.

“Brenda 48 orëve e ka caktuar mbajtjen, por nuk do të thotë që të mbahen në këtë afat kohor dhe mos të sjellë vendimin”, tha Halimi, duke shtuar se brenda këtij afati pritet të vendoset për caktimin e masës së paraburgimit apo jo ndaj tyre. Kurse, avokati Skënder Musa, mbrojtës i njërit nga të dyshuarit, Fuad Ramiqi, ka thënë se nuk beson që do të caktohet ndonjë masë.

Ai shton se sa i përket të mbrojturit të tij, ai akuzohet për thirrje për rezistencë në bazë të një interviste që e ka dhënë këtë muaj në një televizion publik të Kosovës, ku i vetmi argument që të arrestohet ka qenë kjo deklaratë e tij. “Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, pa asnjë provë të bashkangjitur, vetëm është mjaftuar për imamët, duke u thirrur se vazhdimisht kanë dhënë ligjërata, kinse kanë nxitur urrejtje”, ka thënë Musa.

Dyshimi për shtytje në terrorizëm

Avokati Sevdali Zejnullahu, mbrojtës i Shefqet Krasniqit, tha se vendimi, i cili është premtuar që do të merret të enjten, i njëjti do të nxirret tek sot, që sipas mendimit të tij është një vazhdimësi e parregullsive që çuditërisht po ndodhin. Sikurse që vlen të apostrofohet ditën e mërkurë, kur, siç tha, ishte prezent në intervistimin e tij nga ana e gjykatës është njoftuar që po të njëjtën ditë do të mbahet procedura për caktim të paraburgimit ende pa u marrë deklarata e tij përfundimisht.

“Pra, kjo është shqetësuese dhe e paarsyeshme për këdo qoftë, edhe për vetë sistemin e drejtësisë”, tha Zejnullahu. Ai shtoi se imam Shefqeti ngarkohet për dyshimin për veprat shtytje në terrorizëm dhe shpëlarje të parave.“Gjatë deklaratës që e kemi dhënë, jemi deklaruar unë dhe klienti im, i cili po ashtu i ka kundër-argumentuar të gjitha ato, pothuajse të gjitha që janë kryer prej hetuesve, por për çudi prokuroria po të njëjtën kohë nuk ia ka dhënë vetes afatin për t’i verifikuar përgjigjet e tij dhe në njëfarë forme kjo është shqetësimi ynë si mbrojtje”, është shprehur Zejnullahu.(